E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Rinisë, AK: Politika e la Shqipërinë jashtë Europës

Në ditën e Rinisë Aleanca “Kuq e Zi” ka zhvilluar një tubim në sheshin “Nënë Tereza” për të drejtat e të rinjve.
 

Aleanca "Kuq e Zi" ka sjellë në kujtesë lëvizjen e studentëve të dhjetorit në vitin 1990 u ngritën në këmbë për të rrëzuar një regjim, me motën  "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", por sipas kësaj lëvizjeje, sot pas 21 viteve dy forcat politike shqiptare PD dhe PS e lanë jashtë vendin, nga familja Europiane.

Në fjalën e tyre përfaqësues të aleancës gjithashtu theksuan se në ditën e rinisë, të rinjtë kuqezi nuk do të festojnë por do të dhurojnë gjak për të rinjtë të cilët janë të sëmurë dhe kanë nevojë për të.
 

Duke u bërë thirrje të gjithë të rinjve të dhurojnë gjak, aleanca thekson se në 21 vite politika i piu gjakun rinisë shqiptare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›