E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Shëndetit, Tirana është qyteti më i ndotur



Njerëzit që jetojnë në qytet janë më të ekspozuar ndaj risqeve të shëndetit. Tirana si rasti më tipik i një metropoli me dyndje masive popullsie në dekadën e fundit, ofron një jete jo fort të shëndetshme. Shkak për këtë është jo vetëm dendësia e lartë e popullsisë, ndotja e ajrit, por edhe faktorë socialë-ekonomikë. Dje në Ditën Botërore të Shëndetit në një aktivitet në qendër të Tiranës, Ministria e Shëndetësisë dhe OBSH bënë apel për më shumë sensibilizim e bashkëpunim në përmirësimin e situatës. "Shëndeti nuk është një komponent që mbrohet nga shëndetësia, po të gjithë bashkë duhet të evidentojmë rolin tonë në mbrojtjen e shëndetit", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ndërkaq, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklarojnë se varfëria dhe risqet në shëndet po zhvendosen nga zonat rurale në ato urbane. Shqipëria renditet ndër vendet më të ndotura të BE-së. Në Tiranë ndotja e ajrit nga pluhuri është 2-3 herë me lartë se norma e lejuar nga Bashkimi Evropian. Ndotja e mjedisit është përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit, asaj të transportit dhe pushtetit lokal, të cilët duhet të ndikojnë në arritjen e parametrave të BE-së. Këtë vit OBSH-ja parashikon që në botë 1 miliard njerëz të zgjohen në një lagje të varfër urbane dhe rreth 1.2 milionë njerëz do të vdesin nga ndotja e ajrit në zonat urbane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›