Dita e Shkopit të Bardhë Të verbrit kërkojnë lehtësira në rrugë
Infrastruktura në rrugë në ndërtesa apo në ambiente publike nuk është ajo e përshtatshmja për të krijuar lehtësi për personat me aftësi të kufizuara apo për të verbrit. Shoqata e të Verbërve në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë kanë deklaruar se duhet të merren masa për krijimin e faciliteteve në rrugë.
Shteti duhet të ndërhyjë për kuadrin rregullator, për vendosjen e sinjaleve auditive në rrugë. Kështu të gjithë ata persona që janë të verbër do të mësoheshin të dëgjonin sinjale në mungesë të aftësisë për të parë dhe dalluar ngjyrat e semaforëve.
Shenja konvencionale auditive duhet të jenë të vendosura në rrugët kryesore të qyteteve, në ambientet publike dhe të paktën të jenë të përfshira në infrastrukturën e godinave të institucioneve shtetërore. Një përfaqësi e personave me aftësi të kufizuara ka takuar dje ministrin e ri të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Në këtë takim, përfaqësia ka kërkuar më shumë vëmendje nga shëndetësia për këtë kategori pacientësh.