E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Tokës, Basha: Angazhim, ndërgjegjësim

TIRANË- Ndërgjegjësim të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhim të plotë të bashkisë për zhbërjen e dëmeve në dy dekadat e shkuara e zbatim projektesh konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë. Me këto fjalë kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha iu drejtua të pranishmëve në ceremoninë organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Basha ka kujtuar se jetojmë në një planet me burime natyrore të kufizore, me burime natyrore që përdoren nga popullsi në rritje e që kërkon ndërgjegjësim të madh jo vetëm për cilësinë e jetës të atyre që janë sot, por edhe vazhdimësinë e jetës për ata që vijnë pas nesh.

Në Tiranë sfidat janë të prekshme, ambienti, ajri, gjelbërimi janë cështje me të cilat qytetarët e Tiranës përballen prej vitesh për të ndryshuar gjendjen aktuale, zhdukjen e hapësirave të gjelbra, ndotjen e ajrit dhe pamundësinë për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm- tha ai.

Sipas Bashës, bashkia do të punojë në disa drejtime, sikundër ka nisur të bëjë. Do të dyfishojmë gjelbërimin në 4 vitet e ardhshme. Kemi nisur program mbjelljesh në qytet, dhe hapjen e një parku të madh të Paskuqanit në veri të Tiranës. Të pastrojmë ajrin përmjet përdorimit të mjeteve të transportit, përdorimit të makinave personale rrallë dhe rikthim te ecja me biçikleta dhe transporti publik- tha ai.

Sipas Bashës brenda këtij viti do të përfundojë investimet për ujin e pijshëm, por duhet të vijë paralelisht me këtë edhe ndërgjegjësimi për mos shpërdorimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›