E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, shpërthen predha, humb jetën 42 vjecari

Foto Ilustruese

SKRAPAR- Një 42 vjecar, baba i tre fëmijëve ka humbur jetën, pasi i ka shpërthyer në duar një predhë që e kishte marrë për të shitur për skrap.

Ngjarja ka ndodhur në Skrapar, kur viktima po mundohet te bente shkeputjen e djegores nga predha.

Sipas të dhënave të para ai është identifikuar si shtetasi Fatos Dyrmishi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›