Dita e Verës, Birra Korça hijeshon festën e kryeqytetit

Stenda Birra Korça në sheshin Nënë Tereza dje në Ditën e Verës në Tiranë (Foto: Vlasov Sulaj)
Vizitorë edhe nga trevat. Basha: Kemi ballokumet, por edhe birrën më të mirë.
Mbi 10 mijë veta përzgjodhën shijen në Ditën e Verës.
Dekor gjithë ngjyra, diell dhe mijëra njerëz të gjithë bashkë në qendër të Tiranës. Festa nisi që në mëngjes herët, për të mos u ndalur deri në orët e vona të mbrëmjes. E kthyer në traditë tashmë, nuk ka munguar hijeshia që u jep gjithnjë festave, birra Korça. Mbi 10 mijë veta kanë përzgjedhur të ndalen pranë dy stendave të saj, të vendosura në pikat më të frekuentuara nga qytetarët. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë ndalur vetëm me një gotë. Biondja dhe brunia Korça janë birra që joshin për më shumë. Sepse shijojnë vërtet. Veç qytetarëve të Tiranës, këtë ndjesi e ndanin dje edhe dhjetëra të tjerë të ardhur nga rrethe të ndryshme apo edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Në panairin e produkteve shqiptare i cili startoi rreth orës 10:00 në rrugën pedonale Murat Toptani, stenda Birra Korça ishte gjatë gjithë ditës në qendër të vëmendjes.
Panairi dhe sheshi Nënë Tereza

Kryebashkiaku Basha dje në stendën Birra Korça gjatë vizitës në panarin e produkteve shqiptare në rrugën pedonale Murat Toptani (Foto: Vlasov Sulaj)
Gjatë vizitës së tij në këtë panair, kryetari i Bashkisë së Tiranës vlerësoi gjithashtu shijen e përsosur. Kemi ballokumen e Elbasanit, por kemi edhe birrën Korça. Është më e mira. Gëzuar të gjithëve këtë ditë të veçantë!, tha kryebashkiaku, duke trokitur gotat edhe me qytetarët, pas një ndalese tek stenda Birra Korça. Atmosfera u ndez akoma dhe më shumë gjatë mesditës. Turma të tëra njerëzish përshkonin bulevardin Dëshmorët e Kombit, të shoqëruar nga muzika, ballokumet dhe gjithçka tjetër që i jep ëmbëlsi festës së Verës. Pas kësaj xhiroje, një tjetër ndalesë në sheshin Nënë Tereza. Të rinj e të moshuar, të ulur në tryezat rreth stendës Birra Korça, ku shërbehej nga vajza të veshura me stil bavarez, kishin zgjedhur sërish të konsumonin një gotë. Më pëlqen më shumë se birrat që janë te ne. Vërtet e mirë! Sa herë që të vij në Tiranë, këtë do marr, na tha gjithë mirësjellje një grup të rinjsh nga Maqedonia. E në fakt, nuk ishin të vetmit. Me të njëjtën buzëqeshje përgjigjej çdonjëri që kishte bërë këtë zgjedhje. Na pëlqen shumë. Për bashkëshorten porosita një birrë të zezë. Për vete zgjodha këtë tradicionalen. Të moshuar mund të jemi, po në ditë si kjo festojmë edhe ne, tha një pensionist, i cili bashkë me të shoqen, ulur në një nga tryezat, po e shoqëronin birrën edhe me pak meze. Tirana dje ishte e përfshirë e tëra në gjallërinë, gëzimin e ritmin që sjell pranvera. Gjithnjë, aty të gjithë këto elemente janë të pranishëm, nuk mungon asnjëherë cilësia që mbart birra Korça. Jo më kot ngelet më e preferuara.
Panairi Unë konsumoj produkte shqiptare
Me rastin e festës së Ditës së Verës u çel dje në Tiranë panairi i 100 produkteve shqiptare nga 100 kompani kombëtare, me sloganin Unë konsumoj prodhime shqiptare. Javët e biznesit kombëtar nisën sot rrugëtimin e tyre nga Tirana, për të vijuar më pas në Prishtinë, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi. 100 biznese kombëtare do të promovojnë 100 produkte për 100 ditë në 100-vjetorin e Pavarësisë. Panairi i hapur sot në rrugën Murat Toptani ka pasur të ftuar nderi përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, nga Prishtina, Shkupi, Ulqini e Presheva.
Gjallërohet kryeqyteti, Bashkia aktivitete për të gjitha moshat
Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës i shtuan dje ditës ngjyra të vërteta feste. Dekori me lule i përdorur për herë të parë i dha kryeqytetit një pamje tjetër. Familjarët, fëmijët dhe të rinjtë kanë gjetur hapësirat e tyre të argëtimit. Banda e Qytetit hapi festimet me turin, që ka nisur nga Bashkia e Tiranës për të vijuar deri në sheshin Nënë Tereza. Mijëra qytetarë kanë blerë dhe shijuar produktet shqiptare në panairin e hapur në rrugën Murat Toptani, i cili ka bashkuar biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Një atmosferë të veçantë festive ka sjellë edhe performanca e Ansamblit të Qytetit. Fëmijët kanë pasur hapësirën e tyre të argëtimit në parkun Rinia. Animatorë profesionistë kanë sjellë të apasionuarit pas pikturës dhe historisë, veçanërisht asaj të Tiranës, kanë shfrytëzuar hapësirën e krijuar pranë lulishtes 3 Vëllezërit Frashëri punimet e piktorëve të Liceut Artistik dhe ekspozita me foto të Tiranës është shoqëruar me muzikën e një bande rock. Të rinjtë kanë pasur mundësi të këndojnë me disa prej këngëtarëve të tyre të preferuar në sheshin Nënë Tereza. Këngëtarët e njohur Ermal Mamaqi, Pirro Çako, Samanta Karavella, Eni Koçi, Rosela Gjylbegu kanë ftuar qindra qytetarë të këndojnë live këngë të njohura, të cilat janë transmetuar në ekranin gjigant të vendosur në skenë. Karaokja dhe aktivitetet e tjera të organizuara në këtë ditë janë ndjekur nga afër edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha, ministri i Financave, Ritvan Bode, e ai i Bujqësisë, Genc Ruli.
ZIRINA LLAMBRO