Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon edhe arbëresh

13/03/2005 14 Marsi quhet Dita e Verës në Shqipëri, sepse në këtë ditë bimësia zgjohet nga gjumi dimëror. Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të rritet. Ky zakon i lashtë është i vetëm në botë dhe, ndonëse qendra e festimit të tij është qyteti Skampa (Elbasani), ai iu përket të gjithë arbëreshëve (arbërësve-arbanasve). Tani kjo është festë kombëtare dhe dita 14 Mars është ditë pushimi.
Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë,
1) Marrja datën 13 ose 14 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi.
2) Gatimi i ballokumeve që gatuhen një ose dy ditë përpara datës 14 Mars, me qëllim që mëngjesi i datës 14 Mars t’i gjejë ballokumet në shtëpi.
Receta
GATIMI I BalloKUMEVE
MASAT
1 kg sheqer, 0.5 kg tëlyn (gjalp), 8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri, 1 filxhan kafeje qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.
GATIMI
Tretet tëlyni dhe lihet të fundërrojnë kripërat e tij. Pastaj tëlyni i vakët dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin derisa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzierjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzierë me qumështin më parë dhe shtohen dalëngadalë te sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzierjen e këtij të fundit. Pastaj hidhet mielli dalëngadalë, duke vazhduar përzierjen me dorë. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballokumet pas pjekjes. Pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-20 minuta në qetësi, pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri si i qullët, atëherë atij mund t'i shtohet edhe një dorë miell. Kështu me këtë brumë ballokumet nuk do të shtrihen gjatë pjekjes.
PJEKJA
Tepsia lyhet me pak gjalp dhe spërkatet me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe vendosen mbi tepsi të larguara nga njëra-tjetra. Paraprakisht furra është nxehur në 170o C. Futet tepsia në furrë dhe lihet aty rreth 40 minuta, derisa ballokumet të formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet të ftohet, me qëllim që ballokumet të shkëputen lehtësisht nga ajo.