E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës, festime në të gjithë vendin - Elbasani pret mysafirë edhe nga trojet etnike

Shqiptarët po festojnë sot Ditën e Verës, një festë tashmë edhe kombëtare. 14 marsi, njihet si dita që sjell ndryshimin e stinëve, pra, ardhjen e pranverës. Prej vitesh tashmë, është bërë traditë që kjo festë festohet në gjithë qytetet e vendit, bashkë me gatimet tradicionale. Zemra e kësaj feste është qyteti i Elbasanit. Festime të mëdha ka edhe në qytetin e Elbasanit, ku ashtu si cdo vit marrin pjesë dhe qytetarë të qyteteve të tjera, si edhe nga Maqedonia dhe Kosova. Festimet janë celur me karnavalet tradicionale dhe shpërndarjen e ballokumeve. Sipas ritit pagan, kjoj festë sjell fat, shëndet, mbarësi, dhe lidhet me zgjimin e bimësisë, dhe kalimin e dimrit në pranverë. Në këtë qytet “Dita e verës” si një festë popullore ka karakteristikat e veta të festimit; ekskursione në natyrë (në kodrat e Kastrës, Gjinar apo në liqenet e Belshit), festime në ambiente familjare, dekori i veçantë ku mbizotërojnë lulet dhe sigurisht në mes të tavolinës , mbretëresha e ditës: ballakumja. Ndër ritet e hershme të kësaj feste elbasanase është; zierja e vezëve në darkë dhe larja e fytyrës me ujin e tyre në mëngjes, futja në shtëpi e një degëze peme, apo luleve. Gjithashtu festimi i kësaj feste shoqërohet dhe me shpërndarjen te fëmijët e vegjël të një pakoje të vogël me ballakume, pala fiku, arra. Në këtë ditë, Elbasani mirëpret miq e vizitorë nga e gjithë Shqipëria.


Ndërkaq, festimet nuk kanë munguar as në kryeqytet. Festimet janë çelur që në mëngjes me këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana". Lulishtja e sheshit "Skënderbej" është shndërruar në kënd lojrash për fëmijët, kurse në Galerinë e Arteve performojnë muzikë klasike një grup prej 50 instrumentistësh. Në parkun "Rinia", për të rinjtë do të ketë karaoke dhe muzikë moderne, ndërsa në Rogner zhvillohet projekti "Pasarela", i konceptuar si një sfilatë mode.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›