Vdekja e Lady D, Daily Mail: Shoferi ishte esell
LONDER-Të reja i shtohen skenës së ndodhur 13 vite më parë ku gjeti vdekjen princesha e Wellsit, Diana dhe Dodi al Fayed. Daily Mail shprehet se Henry Paul, shoferi i cifti që drejtonte makinën e ciftit në tunelin e Almës atë natë të vitit 1997, në fakt nuk ishte i dehur, sic u deklarua në hetimet e atëhershme. Tabloidi duke cituar gazetarin John Morgan në librin e tij për këtë cështje, thonë se mostrat e gjakut për Paul u morën realisht në një trup tjetër. “Trupi i shoferit, në këtë rast u përdor thjesht për kurban”, citohet ekzaktesisht ne liber.
Për këtë pohim, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për shtyp.
Ndërkohë në Angli, libri nga John Morgan ka ngritur një zhurmë e madhe, duke ringjallur idenë se një komplot fshihet pas vdekjes së Lady D dhe Dodi Fayed.
(d.b/BalkanWeb)