E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanët braktisen nga Pakistani, por ata p[o shikojnë gjithnjë e më shumë nga Teherani

Operacioni tokë e djegur përreth Mullah Omar

Rreth katër muaj pas vendimit të presidentit amerikan Obama për të dërguar 30 mijë trupa shtesë në Afganistan, dhe disa javë para fillimit të një ofensive vendimtare në qytetin e Marjah, bastioni i Talibanëve në provincën Helmand në Afganistanin Jug-perëndimor, ka bërë të mundur që lufta të jetë në një pikë kthese. Nuk është vetëm në suksesin që po gëzon ofensiva në këtë krahinë, por më shumë për qëndrimin befasues e bashkëpunues të Pakistanit, që duket se ka vendosur më në fund të ndryshojë kursin politik dhe të braktisë Talebanët, të cilët i pat ndihmuar të ngriheshin në fund të viteve ‘80. Muaji i ndryshimit ka mundësi të këtë qenë maji i 2009, kur talebanët (Tehrik-e-Taliban Pakistan - TTP) pushtuan luginën Swatt dhe arritën që të kërcënonin kryeqytetin e Pakistanit dhe arsenalin e tij bërthamor, duke ngritur shqetësime serioze në lidhje me brishtësinë e Qeverisë së re në Islamabad. Nga ky moment, forcat e armatosura të Pakistani kanë nisur një seri kundër-veprimesh, të cilat i kanë lejuar qeverisë të rimarrë kontrollin e luginës Swatt dhe të minojë pushtetin e TTP në zonat fisnore (të ashtuquajtur FATA, Federally Administered Tribal Areas) të Orakzai, Kurram, dhe Bajaur, por edhe në veri të Waziristan dhe në disa krahinave në veri-perëndim të kufirit me Afganistanin. Ky ndryshim ka qenë i mundur, sepse brutalitetit i përdorur nga Talebanët për të qeverisur luginën e Swtt, i ka kushtuar pikë së pari mbështetjen e popullsisë vendase që është kthyer në anën e Qeverisë qendrore. Që atëherë kanë filluar një sërë sukses, me rifitimin e distriktit të Buner, me vrasjen e komandantit taleban Bejtullah Mehsud, në një sulm në gusht 2009, deri në kapjen e fundit të nëntë komandantëve regjionalë, të gjithë anëtarët e “shura quetta” ose “Këshill Qeverisës,” i udhëhequr personalisht nga Mullah Omar. Fitorja e parë e shënuar nga forcat e armatosura të Pakistanit, ka qenë me 26 janar

me kapjen e Mullah-ut Muhamed Mir, që ishte guvernator i krahinës Baghlan, pastaj më 11 shkurt është koha e kapjes së Mullah Abdul Salam, guvernator i Talibanëve në krahinën e Kunduzit. Një ditë më vonë, të njëjtin fat pati edhe Mullahu Abdul Ghani Baradar, shefi ushtarak i talebanëve dhe numri dy i Mullah Omar, dhe pas rreth një javë ushtarakët pakistanezë kanë njoftuar për kapjen e Maulvi Abdul Kebir, guvernator në hije të krahinës së Nangarhar-it. Këto arrestime janë të lidhura direkt me kapjen e disa anëtarëve të tjerë kyç të “shura quetta” (por, jo të gjitha, por konfirmuar nga Islamabadi) si: Mullah Abdul Zakir Qayyum, si mbikëqyrës i çështjeve ushtarake të Talibanëve, Mullah Muhamed Hassan, një ish-Ministër i jashtëm i qeverisë së Talibanëve, Mullah Abdul Rauf, kreu i operacioneve në Afganistan veri-lindor, Mullah Ahmed Jan Akhundzada, një ish-guvernator në provincën e Zabulit, etj. Kjo tregon se arrestimi i Barad (më i rëndësishëm midis atyre që u përmendën) “nuk është një rast i izoluar, as një aksident, por një pikë kthese në politikën e Pakistanit ndaj Talibanëve”, siç i shpjegoi gazetës amerikane New York Times, Brus Riedel, ish zyrtar i CIA-s dhe anëtar i lartë në Institutin Brookings.

Ka shumë mundësi që Qeveria e Islamabadit të ketë kuptuar kërcënimit e madh që u vinte nga Talebanët për stabilitetin e Pakistanit. Jo rastësisht, në një shkrim të kohëve të fundit në gazetën angleze “The Guardian”, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka shkruar se “terroristët nuk duan që Pakistani të ndryshojë, sepse ata duan të na shkëpusin nga rruga e begatisë dhe nga një e ardhme e qëndrueshme”, duke shtuar në fund se: “Ne luftojmë për jetën tonë, dhe ata që shpresonin se Pakistani do të mbetej jashtë luftës, i kanë bërë keq llogaritë e tij”. Fjalët e Ali Zardari dhe rezultatet e këtyre muajve kanë qenë shpresëdhënëse për të ndryshuar kahun e luftës në Afganistan, dhe, siç thekson akoma Riedel, “ne duhet të presim e të shohim nëse kjo tendencë do të zgjasë. Për Obamën dhe NATO-n, ky duhet të jetë lajmi më i mirë i mundshëm, sepse pa strehën e tyre të sigurt përtej kufirit, Talebanët janë në vështirësi të mëdha”.

Nuk ka dyshim se lufta në Afganistan mund të fitohet vetëm kur Forcat e Armatosura dhe shërbimet e inteligjencës pakistaneze do të ndalin së dhëni mbrojtje Talibanëve, dhe në këtë kuptim, ofensiva e Pakistanit ka ardhur në momentin më të përsosur, që është në një kohë kur aleatët kanë nisur një fushatë ndërhyrjesh në zonën e Marjah, dhe prova

e parë e vërtetë e strategjisë së vendosur në dhjetor nga Presidenti Obama.

Me sukseset e tyre, Pakistani është duke ndihmuar në forcimin e strategjisë amerikane, duke i inkurajuar kështu shumë fise që t’i braktisin Talibanëve dhe të bashkëpunojnë me forcat aleate dhe qeverinë e Karzait, në të njëjtën linjë të asaj çka ndodhi në Irak, ku përfshirja e grupeve suni’ite në luftën kundër al-Kaida ishte një nga çelësat e suksesit.

Por në kontributin më të madh në ndryshimin e dukshëm të strategjisë së Islamabad duket se ka kontribuar jo vetëm presioni i Uashingtonit, por gjithashtu dhe mbi të gjitha, ata që janë të Mbretit të Riadit. Siç është analizuar nga Amir Mir, në një shkrim interesant në gazetën “Time”, “Ndikimi i familjes mbretërore saudite, së bashku me presionin e SHBA, kanë bërë që krerët e shërbimeve të fshehta ISI, të braktisin Talebanët”. Veçanërisht ka qenë i rëndësishëm roli i Princit, Muqrin bin Abdulaziz, Shefi i përgjithshëm i Inteligjencës, shërbimit sekret saudit. “Muqrin ka bërë një përpjekje të vazhdueshme diplomatike mes dy vendeve, ka shkëmbyer informacione të rëndësishme në Pakistan dhe ka nxitur për të vepruar kundër udhëheqjes së Talibanëve”.

Kështu rrethi po mbyllet për Mullah-un Omar, por për një aleat që ikën, për fat të keq, një është një tjetër që vjen në shpëtimit të tij. është gjithnjë e më qartë, në fakt, roli i paqartë i Iranit në teatrin afgan. Pikërisht, ditët e fundit ministri i Mbrojtjes amerikane, Robert Gates, ka denoncuar lojën e “dyfishtë” të Teheranit në Afganistan, i cili nga njëra anë pretendon se është i interesuar në forcimin e qeverisë Karzai, por nga ana tjetër vazhdon të ndihmojë talebanët, duke u siguruar atyre armë, teknologji dhe mbështetje logjistike nëpërmjet kufirit. Dhe situata duket të jetë vërtet e padurueshme, që ka bërë që ministri Gates, të shkojë aq larg sa të kërcënojë “se do të kemi një reagim që as mund të imagjinohet”. Këto fjalë të ashpra vijnë për shkak të raportimeve të vazhdueshme që vijnë nga fushë-beteja, e cila konfirmon se si Talebanët kanë gjithnjë e më shumë armë të sofistikuara me origjinë të dukshme iraniane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›