E Diel, 1 Nëntor 2026

Anbeta Toromani, “e padëshiruara” e publikut të Amicit 9

ROME- Balerina shqiptare mjaft e vlerësuar për talentin e saj është sulmuar nga publiku i emisionit reality show, Amici 9 i cili transmetohet në Canale 5.

Gjatë programit i cili u dha të shtunën pasdite, Anbeta është përkufizuar nga publiku në studio si “antipatike”. Emisioni i të shtunave pasdite, i dedikohet jo vetëm ekzibisionit të konkurentëve por ata vihen përballë kritikave të publikut.

Stefano De Martino, një nga konkurentët finalistë të Amicit, gjatë puntatës së të shtunës deklaroi se ndihej i nënvlerësuar jo vetëm nga mësuesja e tij e kërcimit klasik por dhe nga asistentja e saj, Anbeta. Gjatë debatit me publikun një grua deklaron se pa dyshim Anbeta nuk është simpatike.

Menjëherë vjen dhe reagimi i Alessandra Celentanos, mësueses së kërcimit klasik e cila deklaron se Anbeta është një vajzë “e qeshur, diellore dhe simpatike”.Edhe Maria de Filipi e kundërshton duke konfirmuar se balerina sigurisht ka shumë talent por nuk mund të përkufizohej simpatike dhe e gatshme.

Në atë moment Anbeta hyn në studio për të sqaruar pozicionin e saj dhe deklaron se ishte një person serioz dhe profesional në punë, ndërsa jashtë punës është një person si të gjithë të tjerët.

Më pas balerina doli nga studioja pa i dhënë kohë publikut ti përgjigjej, ndërsa mbante veshur një bluzë të kuqe në të cilën ishte shkruar “Të thashë që nuk kam dëshirë” ("Ti ho detto che non ho voglia").

Edhe Maria de Filipi, prezantuesja dhe ideatorja e këtij programi i vuri në dukje Celentanos, mësueses së kërcimit klasik se si vajza që sapo kishte dalë kishte treguar mungesën absolute të disponibilitetit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›