E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria e radhës e çmendurisë; Rama: “Po të hapeshin kutitë, nuk do të kishte përmbytje”

Në serinë e politikës së çmendurisë, për të cilin gazeta sot konstaton se s’po e ndjek dot prapa as Ruçi me besnikërinë e tij stakanoviste, sot në Sheqeras të Korçës, fjalimi i Edvinit ka qenë krejt i hidhur dhe i mbushur me fërkime duarsh për fatkeqësitë që mund të kenë goditur komunitetet. “Edhe uji nga kutitë del”, tha sot kryetari i Partisë Socialiste, duke komentuar përmbytjet e ndodhura në Korçë apo edhe në Shkodër. “Ka vetëm një rrugë miqtë e mi, hap kutitë ose largohu. Njerëzve ju duket se kur flasim ne për kutitë, flasim vetëm për një kuti. Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje sot. Edhe uji nga kutitë del”, ka arsyetuar çmendurinë e politikës nekrofile kreu i opozitës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›