PD: Edvin 2K-së i ka rënë kriza në kokë edhe në kohë me diell dhe ditë festive

Ethet e rënda të krizës ylberiste, pas Korçës u zhvendosën në Tiranë, në një ditë të ngrohtë dhe festive për mbarë shqiptarët. Xhelil Gjoni i PS-së shfrytëzoi festën kombëtare për të shigjetuar formacionin qeveritar dhe aksionin reformator të ekzekutivit. Partia Demokratike dënoi sot përmes zëdhënëses Erla Mëhilli, propagandën partiake të Edvinit dhe njëherazi kërkoi solidaritetin e qytetarëve për krizën e rëndë mendore që ka kapluar kokën e Xhelilit të PS-së.
Deklarata e plotë për shtyp e zëdhënëses së selisë blu, Erla Mëhilli: “Edvin Kristaq Kriza apo siç e thërrasin rëndomtë kafeneve vartësit e tij Edvin 2K, deklaroi dje se qeveria nuk do të dëmshpërblejë të përmbyturit në Shkodër dhe në Sheqeras, se ajo nuk ka lekë për të paguar rrogat dhe pensionet dhe jo më të paguaj dëmet e përmbytjes. Partia Demokratike i rikujton kryetar Edvin Kristaq Krizës apo Kryetar 2K-së se alternativa juaj e shpifjes mashtrimit dhe trillimit mori përgjigjen e merituar me 28 qershor. Sikundër garanton qytetaret e përmbytur se qeveria do t’i dëmshpërblejë ata tërësisht për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytja si dhe do të ndërtojë infrastrukturën e zonave të tyre në përputhje me premtimet e bëra. Por Z.Rama foli sot sërish për krizë, një krizë të cilën e ka veçse në mendjen e tij, një krizë që i vjen edhe ditën me diell ndërkohë që qytetarët e Tiranës, Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë po festojnë me gëzim dhe optimizëm ditën e verës dhe nuk po dëgjojnë vajet e kutive dhe të krizës së Kryetarit 2K”.
...