E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë komunizmit dhe detyrimet e shoqërive demokratike

Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për ekzekutimet jashtëgjyqësore Profesor Philip Alston i cili udhëhoqi Misionin në Shqipëri (15-23 shkurt 2010), ka dorëzuar raportin e nxjerrë nga ky Mision, duke bërë edhe rekomandimet përkatëse për Shqipërinë

Ne Shqiperi ende nuk jane zbardhur krimet e regjimit komunist. Zbulimi i nje varri masiv me eshtrat e 19 te pushkatuarve kohet e fundit, ka sjelle kete ceshtje ne rend dite. Pse deri tani nuk eshte realizuar ky proces, ka qene pyetja qe ka shqetesuar gjithkënd.

Perpjekjet e tij individuale nuk sollen asnje rezultat. Njerezit qe i kryen ato ose ishin deshmitaret okularë sot jane perballe frikes se atyre qe i urdheruan dhe pergjegjesise qe bie edhe mbi ata. Ne Shqiperi ka ende mungese vullneti politik. Ndersa PD dhe forcat e djathta jane per zbulimin e varreve masive dhe nxjerrjen e fajtorëve para ligjit. PS, me Edi Ramen, Skender Gjinushin, Paskal Milon, Erjon Veliajn, e pengojne kete zbardhje te krimeve te komunizmit, me te gjitha format. Kjo kastë qe ka qene pjesëtare e familjes qe kreu krimet monstruoze sa here hapet kjo çështje eshte vetem ne perpjekje per ta minimizuar krimin e atyre qe e kryen. Ne dyert e Arkivit Qendror te Shtetit kane trokitur dhe trokasin shume familjare te te pushkatuarve dhe te humburve gjate regjimit komunist, qe kerkojne te dhena per te gjetur eshtrat dhe per te pasur nje varr ku te vendosin lule ne pervjetor. Arsyeja e vetme pse ka ndodhur keshtu është se e majta, ne strukturat drejtuese ka te afermit qe jane te implikuar me keto krime. Përmendim ish-ministrin e fundit të Puneve të Brendshme Gramoz Ruçi, jo vetem qe mban pergjegjesi direkt per ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder, por mund te jete ai qe ka urdheruar fshehjen e dokumenteve te kesaj ministrie kur regjimi i tyre ra. Shqiperia ende nuk i ka plotesuar standardet nderkombetare per zbardhjen e krimeve te komunizmit. Ne postet me kryesore te atyre qe duhen te merren me zbardhjen e ketyre krime jane ende ish-prokurorë, ish-kryetarë te Degëve te Punëve te Brendshme, ish-punonjes te Sigurimit te Shtetit, etj.

Zbulimi i eshtrave te 19 te pushkatuarve ne nje varr masiv kohet e fundit, perseri prane Malit te Dajtit, e ka rihapur çështjen e zbardhjes se krimeve te komunizmit. Vonesa ne kete proces u kritikua javen e kaluar nga i derguari i Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi per te drejtat e njeriut, Philip Alston. "20 vjet pas renies se komunizmit, ky fakt nuk eshte nje tregues pozitiv per Shqiperine, qe ka mbetur pas vendeve te tjera dhe nuk ka plotesuar standardet nderkombetare, lidhur me detyrimin per te hetuar vrasjet masive", -tha Alston.

Nderkohe qeveria Berisha ka premtuar ngritjen per kete qellim te nje task-force ne Ministrine e Brendshme dhe te nje Instituti te posacem. Ne Shqiperi vetem nje institucion nderkombetar i pavarur, si komisioni nderkombetar per gjetjen e te humburve (International Commission for Missing People) me qender ne Sarajeve, i krijuar nga ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, dhe qe po gjen te humburit ne Kosove, Bosnje - Hercegovine, Kroaci dhe vende te tjera, besohet se ka mjete financiare dhe ekspertize per te gjetur eshtrat e te pushkatuarve, si dhe per te zbardhur krimet e regjimit te kaluar ne Shqiperi.

Ndërsa, Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për ekzekutimet jashtëgjyqësore Professor Philip Alston i cili udhëhoqi Misionin në Shqipëri (15-23 shkurt 2010), ka dorëzuar raportin e nxjerrë nga ky Mision. Professor Philip Alston, thotë në raport: "Unë vizitova Shqipërinë në datat 15-23 shkurt 2010, dhe udhëtova në Tiranë, rajonin e Shkodrës dhe të Fushë-Krujës. Hetimet e mia mbi vrasjet e paligjshme u përqendruan veçanërisht tek gjakmarrja dhe dhuna në familje. Hetova gjithashtu çështje të transparencës rreth vrasjeve të tjera të dyshuara. Jam shumë mirënjohës për ftesën që më bëri Qeveria e Shqipërisë, dhe për bashkëpunimin e plotë që më është ofruar gjatë gjithë vizitës sime. U takova me Presidentin, Kryeministrin dhe Zëvendës Kryeministrin si dhe pjesën më të madhe të Ministrave respektivë. Pata diskutime me kryetarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, anëtarë të Parlamentit, zyrtarë të lartë të policisë, përfaqësues së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe zyrtarët kryesorë lokalë në Shkodër. U takova gjithashtu me zyrtarë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile vendase e të huaj, akademikë, dëshmitarë dhe një numër te konsiderueshëm familjesh të përfshira në gjakmarrje. Për mundësimin e misionit tim, u detyrohem Koordinatores së Përhershme të Kombeve të Bashkuara Gülden Türköz-Cosslet dhe Këshilltarit për Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Simon Walker. Me pak fjalë, bashkëpunimi që m’u ofrua në të gjitha nivelet e Qeverisë ishte i shkëlqyer. Si nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror ashtu edhe nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor, Shqipëria ka arritur jashtëzakonisht shumë brenda një periudhe shumë të shkurtër. Këto arritje mbresëlënëse është e qartë se do t’i shërbejnë vendit mirë teksa ecën në rrugën drejt kandidimit për anëtarësim në BE”. Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për ekzekutimet jashtëgjyqësore Profesor Philip Alston, në raport pasi ka shtjelluar në mënyrë të detajuar, Gjakmarrja (çfarë është gjakmarrja? Përmasat e kundërshtuara të gjakmarrjes, Shkaqet e gjakmarrjes, Prona: Arsimi: Përpjekjet e qeverisë për trajtimin e gjakmarrjes) Dhuna në familje, Zhdukjet dhe vrasjet pas luftës së Kosovës, në fund jep edhe "Përfundime dhe rekomandime paraprake". Një vend të posaçëm në raportin e Professor Philip Alston zënë edhe krimet e komunizimit në Shqipëri.

Shkeljet e të drejtave të njeriut të periudhës komuniste/Një javë para nisjes së misionit tim, një varr masiv i periudhës komuniste me 19 trupa u zbulua në afërsi të fshatit të Linzës. Zbulimi përbën një kujtesë e fortë se, njëzetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria nuk është marrë në mënyrë të plotë me vrasjet dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut të kryera gjatë atyre viteve. është pranuar gjerësisht se mijëra shqiptarë janë torturuar, ekzekutuar dhe zhdukur nga shteti, por shumë nga familjet e viktimave nuk kanë arritur të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, dhe detajet e shkeljeve të regjimit nuk janë nxjerrë në dritë. Në një pjesë të madhe, kjo vjen për shkak se Shqipëria është një prej pak vendeve të ish-Peredes së Hekurt që nuk i ka hapur arkivat e saj të shërbimeve sekrete të periudhës komuniste. Numri i vogël i gjykimeve të ndërmarra në vitet 90-të për një kuadër specifik të krimeve kundër njerëzimit nuk e zëvendëson dot nevojën për një pasqyrim më të gjerë. Pa arritjen e një pasqyrimi të plotë, Qeveria nuk do t’i ketë përmbushur detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare për hetimin, gjykimin dhe dënimin e shkeljeve. Kjo edhe mund ta lërë vendin peng të së kaluarës së vet ku shkeljet e të drejtave nga ish-zyrtarët nuk pranohet hapur dhe nuk zgjidhen nëpërmjet mekanizmave juridike. Kur shkeljet janë në shkallë të gjerë dhe ende të ngarkuara politikisht, siç është rasti i Shqipërisë, drejtësia mund të zgjidhet më së miri nëpërmjet një komisioni kombëtar i cili mund të kryejë një hetim të pavarur, sistematik dhe të qëndrueshëm të shkeljeve të të periudhës komuniste. Në vend të kësaj, Qeveria ka zgjedhur kohët e fundit ngritjen e një instituti për studimin e shkeljeve të periudhës komuniste, si dhe një grup pune për zbulimin e varreve masive të asaj periudhe historike. U sigurova nga Kryeministri se instituti do të ketë akses të plotë në dosjet e shërbimit sekret dhe të gjitha dosjet e tjera qeveritare te asaj kohe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›