Kuvend, Ruçi: Ta nisim me Statusin e të verbrit
TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka nisur seancen e sotme me debat lidhur me ceshtjen e rendit te dites, ku kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci ka kerkuar te niset me shqyrtimin e statusit te të verbërve.
Ne fjalen e tij, Ruci i kujtoi maxhornaces protesten qe perfaqesues te kesaj katetgorie kane zhvilluar para parlamentit, madje iu referua edhe ndalimit qe sipas tij u eshte bere perfaqesuesve te te verberve ne Shkoder, per te mos i lejuar t’i bashkoheshin bashkeprotestuesve ne Tirane.
Aktualisht zhvillohet një demonstim i të verbërve para Kuvendit. Ata kanë depozituar kërkesë që një përfaqësi e tyre të asistojnë në punimet e Kuvendit”- tha Ruci.
Ai i ka kërkuar kryetares se Kuvendit, Topalli që te merret parasysh kerkesa e tyre, duke shtuar se ata nuk kane mundesi fizike per te qendruar ne pritje.
Pas kesaj, nderkohe qe ne seance vijonte debati per projektligjin “Privatizimi i truallit shteteror”, nje perfaqesi e te verberve jane lejuar te behen pjese e punimeve te Kuvendit.