E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria dixhitale, objektiv madhor i qeverisë

Kryeministri Berisha deklaroi sërish sot se Shqipëria dixhitale është ndër objektivat më madhore të qeverisë.
 

Duke folur në aktivitetin për programimin mes universiteteve, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria mbetet dixhitale duke mbështetur inovacionin në këtë fushë.
 

Ndërsa e ka cilësuar një rrugë të vështirë kalimin e Shqipërisë tek vendet e zhvilluara, kryeministri Berisha theksoi se dixhitalizimi i vendit e mundëson këtë.
 

Sipas tij përpjekja e qeverisë për një Shqipëri dixhitale ka rritur përdorimin e internetit ndërsa shtoi se vendi ynë është ndër vendet me përdorim të lartë të internetit në Evropë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›