Gaci leter mazhorances

Artan GaciNje dite para shqyrtimit ne kuvend te kerkeses se opozites per shfuqizimin e moratoriumit te mjeteve lundruese deputeti nismetar socialist Artan Gaci i ben apel mazhorances qe ta votoje ate. Permes nje letre drejtuar 32 deputeteve te qarqeve bregdetare dhe atyre me dalje ne liqenin e Shkodres te Fierzes dhe Pogradecit Gaci u kerkon ta miratojne draftin per shkak se ligji aktual ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik te Shqiperise. Moratoriumi e ka vendosur Shqiperine ne nje pozicion te turpshem krahasuar me fqinjet bregdetare qe e shohin turizmin si burim mireqenieje per qytetaret e tyre. Zgjatja e tij vetem sa do te thellonte absurdin e nje ligji qe nuk permbush asnje qellim pervecse penalizmit te industrise se turizmit ka shkruar Gaci. Deputeti socialist shkruan me tej se shpreson qe deputetet e shumices do te ngrihen mbi interesin e castit e do te reflektojne me voten e tyre vullnetin e atyre qe perfaqesojne por edhe vetedijen individuale per rendesine strategjike te turizmit per zhvillimin e vendit. Ne fund zoti Gaci e mbyll duke uruar qe kjo ceshtje te sherbeje si nje shembull se nuk nevojitet presioni i nderkombetareve qe palet te merren vesh e te bashkepunojne per ato ceshtje qe perbejne prioritet kombetar.
Komente
Facebook