Ruçi: Të merret parasysh kërkesa e të verbërve për të qenë pjesë e seancës

Foto arkiv
Në nisje të seancës së sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, duke marrë fillimishtë në shqyrtim statusin e të verbërve.
Ruçi theksoi se një përfaqësi e personave me aftësi të kufizuara kërkojnë të marrin pjesë në senacën plenare dhe e cilësoi të papranueshëm pengimin e ardhjes së një përfaqësie të verbrish nga Shkodra.
Aktualisht zhvillohet një demonstrim i të verbërve para Kuvendit. Ata kanë depozituar kërkesë që një përfaqësi e tyre të asistojnë në punimet e Kuvendit. Kërkoj që kjo kërkesë e tyre të merret parasysh, duke parë edhe pamundësitë e tyre fizike për të qëndruar në pritje, tha Ruçi.
Ndërsa Kuvendi pritet të shqyrtojë sot dy projektligjet “Për statusin e të verbrit” dhe “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, një numër i madh individësh që I përkasin kësaj kategorie kanë planifikuar një protestë që kundërshton vendimin e qevrisë që u heq të drejtën për transport falas dhe kompesimin e faturës së telefonisë dhe enegjisë elektrike. / G.N.