Halimi, PS: Zhbëmë gjëmën tuaj për pronën

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka replikuar me deputetët e opozitës në Kuvend, për cështjen e pronave, duke analizuar punën që maxhornaca ka bërë në këtë drejtim.
Sipas tij, debati i bërë në seancë dhe akuzat janë false, pasi sipas tij, vërtetë që pronat dhe cështja e tyre ka probleme, por PD ka bërë shumë në këtë drejtim. Sipas tij, brenda vitit 2013 do të ketë regjistër dixhital të pronës, që PS nuk e bëri kurrë, përkundrazi krijoi mbivendosje dhe korrupsion në këtë drejtim. Ai ka akuzuar Ps se per 8 vjet ka uzurpuar regjistrimin e prones.
PD e ka marrë në misionin e vet që në 22 mars 1992 procesin e kthimit dhe kompensimit të plotë, mori përsipër të zhbënte atë që partia e Punës, PS sot, i vodhi shqiptarëve për 45 vjet. Këtë bëri PD, atë që ky krahu këtej i parlamentit i bëri gjithë shqiptarëve duke i vjedhur pronën me tepër se 65 mijë familjeve dhe duke abuzuar me të, duke internuar e vrarë ish pronarët duke plaçkitur pronën dhe ne zhbëme gjëmën e madhe që familja politike e këtij krahu i bëri shqiptarëve- tha ai.
Sipas tij, brenda mandatit të parë PD ka nxjerrë një sërë aktesh, ka nisur funksionimin e hipotekës, dhe është bërë mjaft.
Nga 65 mijë kërkesa të depozituara në 20 vjet, komisionet kanë dhënë përgjigje për 60 mijë kerkesa, pra 92% e kërkesave i janë dhënë përgjigje në 20 vjet- tha ai.
Opozita ka kujtuar gjithe problematiken e prones, duke akuzuar maxhorancen per paaftesi ne menaxhimin e situates, per konfliktet qe ka sjelle moszgjidhja e ceshtjes se prones.