Dita e gjakut dhuruesit jane familjaret e pacienteve
Në vendin tonë japin gjak rreth 24 mijë persona në vit dhe pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të jenë dhurime familjare. Kështu, që propagandat apo fushatat sensibilizuese konsiderohen të dështuara nga Kreu i Shoqatës së Talasemisë, Musa Zeneli, i cili nëpërmjet “AS” zbardh dhe numrin e dhuruesve faniljarë, i cili rezulton të jetë sa gjysma e totalit e vetën 5 mijë të tjerë janë dhurues të mirëfilltë vullnetarë.
“Janë 24 mijë dhurime gjithsej, nga këto 5 mijë janë vullnetarë, 12 mijë janë familjarë dhe të tjerat janë dhurime me pagesë. Është pak, po të mendosh që një provincë e Puglias në Itali, që është pak a shumë me popullsinë tonë ka 160 mijë dhurime”-thotë Zeneli.
Situata tek të sëmurët talasemikë është një tjetër shqetësim, që ngrihet nga Zeneli, pasi ai u jepet me pikatore dhe për pasojë ata e kanë hemoglobinën nën normën e lejuar.
“Sot gjendja e gjakut është shumë keq. Në Lushnje, mesatarisht hemoglobinën të gjithë pacientët e kanë 7, ndërsa në Tiranë 8, kur këta pacientë duhet ta kenë 10”-thekson ai.
Nga data 1 qershor deri në fund të tij dhe në kuadër të ditës botërore të dhurimit të gjakut kryqi i kuq ka ngritur cadra në vende publike të Shqipërisë. Për 14 ditë kanë dhuruar në rang vendi gjak 500 persona. Kjo shifër edhe pse është më e lartë se ajo e një viti më parë sërisht konsiderohet e ulët në krahasim me pritshmëritë.
Julia Bardhushi