Dita e parë e shkollës, kaos me trafikun në Tiranë
Kjo është panorama e akseve kryesore rrugorë të kryeqytetit në mëngjesin e 14 shtatorit, në ditën e parë të shkollës. Qindra automjete të bllokuara në çdo rrugë. Trafik, zhurmë, kaos. Shtimi i numrit të efektivave policore nuk ka funksionuar. Shkelja e rregullave të qarkullimit është rutina e zakonshme që e rëndon trafikun. Në këto raste punonjësit e policisë luajnë rolin e spektatorit. Mungesa e sinjalistikës është një tjetër shkak i këtij kaosi. Semaforët shpesh nuk punojnë ose janë vendosur gabim. Lëvizja me makinë në kryeqytet është një makth i përditshëm, me bllokimet e rrugëve për minuta të tëra, parkimet dyshe apo treshe në akset kryesore e në rrugë dytësore, mungesën e parkingjeve, shklejet flagrante të rregullave të qarkullimit, sehirin e policisë rrugore apo indiferencën e Bashkisë për të vendosur njëherë e mirë një sinjalistikë orientuese të denjë për një metropol.