Urime nxënësve për ditën e parë të shkollës
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Presidenti Bamir Topi ka uruar të gjithë nxënësit. Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në shkollën 9-vjeçare "Servete Maçi" ku ai ka kaluar 8 vitet e para të shkollës. Presidenti Topi ka theksuar domosdoshmërinë për të thelluar reformat në arsim.
Ndërkohë edhe Partia Socialiste ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas Shamkut të PS, do të jetë gjithnjë në krahë të arsimtarëve.
Urime për ditën e parë të shkollës kanë ardhur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Zv/Sekretari i Përgjithshëm Besian Pesha deklaroi se një nga prioritetet e LSI është dhe arsimi për katër vitet e ardhëshme.