E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat boterore pershendesin "Shtetet e Bashkuara te Obames"

Mediat boterore kishin ne qender te vemendjes fillimin e detyres se presidentit te ri te SHBA-se, Barack Obama, dhe ceremonine e betimit si president ne Uashington. "Le te rimekembim Ameriken" thuhej ne faqen e pare te gazetes franceze "Le Figaro" e cila kishte zgjedhur fotografine e nje Obame te buzeqeshur teksa betohej ne detyre. " Premtimi" shkruante "Liberation" duke theksuar se keto ishin "Shtetet e Bashkuara te Obames". "Rindertimi i Amerikes" theksonte britanikja "Daily Telegraph" duke ndjekur nje pasqyre mbare boterore te ceremonise, ndersa "Daily Mirror" preferoi te hapte faqen e pare te gazetes me temen "I Rilindur ne SHBA". Gazeta The Sun shfaqi nje fotografi te vajzes shtate vjecare te Barak Obames, Sasha qe pershendeste te atin, me kryeartikullin e titulluar "Ti je Babai im". Ne editorialin e "The Guardian" shkruhej " Me ne fund ishte dita, ora, madje dhe sekonda qe miliona amerikane dhe jo vetem ata, kishin pritur me padurim. Turma e amerikaneve ne Uashington ishte e jashtezakonshme, duke ofruar nje shembull te fuqise dhe rendesise te ketij momenti historik". Gazeta te tjera nderkombetare u fokusuan ne simbolizmin e fuqishem te mberritjes se nje afro amerikani ne kete podium boteror. "Ne jemi nje komb i te krishtereve, myslimaneve, cifuteve, hinduve dhe ateisteve", - citohej ne kryeartikullin e gazetes indiane "Times of India". Japonezja "Asahi Shimbun" vleresonte pritshmerine boterore ndaj Obames dhe premtimit te tij ne ndryshimin e mozaikut te kombeve qe perplasen me njeri tjetrin ne baze te races dhe fese. "Ai eshte nje simbol, nje ikone i rinise dhe nje shenje e vazhdimesise se idealeve te brezave te meparshem qe kurre nuk do ta besonte se nje burre me ngjyre do te ndiqte hapat e tyre" nenvizonte "International Herald Tribune". Kurse prestigjiozja "Times" veconte: "Fjalimi i tij ndoshta nuk ishte nga me mbreselenesit. Por ishte nje deklarate ne rrenjet e se ciles qendrojne sfidat imediate. Ishte e destinuar ndaj dy grupeve: atyre plot shprese dhe ankth ne Amerike, dhe atyre te pasigurt dhe plot shprese pertej brigjeve amerikane". Ne faqen e pare te gjermanes Der Spiegel artikulli kryesor vihej re skepticizmi. "Slogani kryesor i fushates ishte "Ndryshim". Mesazhi i ri eshte: "Kini durim". Gazetat ne Iran, Rusi dhe Lindjen e Mesme mirepriten nga ana tjeter largimin e Xhorxh Bushit duke percjelle shpresen se presidenca Obama do te sillte nje epoke te re ne politiken e jashtme. Televizionet e ketyre vendeve ishin te vetmet ne bote qe nuk transmetuan drejtperdrejt perurimin e presidentit te pare me ngjyre te Shteteve te Bashkuara. Televizioni kombetar Iranian transmetonte nje emision ku tema e diskutimit ishte "Obama, shpresat dhe frika". Pikepamjet e shtruara aty ishin se Irani duhet te aplikoje nje politike te tipit prit- dhe- vepro kundrejt presidentit te ri. Te ftuarit ishin skeptike ndaj mundesise se nje ndryshimi thelbesor te Uashingtonit drejt Iranit apo edhe rajonit. Ne Rusi, asnje prej televizioneve lokale nuk transmetuan ceremonine historike. Por mediat shteterore zgjodhen viziten e Presidentit Medvedev ne Ingusheti dhe i kushtuan me shume kohe pasojave te krizes mes Ukraines dhe Rusise per gazin. Ne nje prej rrjeteve kombetare, Rossiya analisti Stephen Cohen deklaroi: "Nese Shtetet e Bashkuara ndalojne zgjerimin e Natos dhe nuk pranojne anetaresimin e Gjeorgjise dhe Ukraines ne Aleance, do te ishte me e lehte zgjidhja e te gjitha problemeve mes dy vendeve". Televizioni "NTV", prone e kompanise Gazprom nenvizoi sfidat e presidentit te ri duke thene "Amerika ka nje president te ri, por problemet e vjetra mbeten ende... Uall Street pesoi humbjet me te medha te te gjithe perurimeve presidenciale". Ne Kine, mediat shteterore censuruan nje pjese te fjalimit te Barak Obames. Kanali CCTV hoqi pjeset kur Obama fliste per komunizmin, diktaturat apo qeverite e korruptuara. Ne Lindjen e Mesme ceremonia u prit me optimizem se ardhja e Obames do te sillte nje linje me te balancuar te politikes amerikane ndaj rajonit. Megjithate shtohej se Obama nuk do te ishte i afte te bente "mrekullira" dhe se nje ndryshim i politikave te Uashingtonit do te ishte nje marredhenie graduale. Jordanezja Al- Ra'y u shpreh e lehtesuar nga largimi i Bushit dhe paralajmeroi arabet "se do te ishte e udhes te mos mendonin se Obama do t'i mbeshtese... Por te pakten ai nuk do te jete as i keq sa Bush". Kurse "Jerusalem Post" keshillonte lexuesit e saj "te mos mberthehen nga paniku nga kjo shenje e qarte e trazimit te marredhenieve mes Jerusalemit dhe Uashingtonit". Korea e Veriut ishte e vetmja qe e injoroi betimin e presidentit Obama. Agjensia e lajmeve KCNA shkroi shkurt: "Barak Obama u betua si Presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ceremonia e betimit u mbajt ne Kapitol Hill me 20 janar. Aty ai mbajti edhe fjalimin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›