E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e pestë e izolimit të hartuesve të testit të letërsisë

Ministria e Arsimit krijon kushte për jetesën njëjavore të specialistëve të letërsisë

Specialistët e letërsisë janë ngujuar prej pesë ditësh, për hartimin e tezës së letërsisë dhe gjuhës shqipe në ambientet e Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA). Izolimi i tyre ka filluar që më 24 maj dhe do të vijojë deri më 1 qershor, datë në të cilën do të zhvillohet provimi i parë i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i letërsisë.

Garancinë që ky proces do të rezultojë i suksesshëm e tregon qartë, sidomos pamja e jashtme e godinës së AVA-s. Ajo është e rrethuar gjatë 24 orëve nga forcat e Policisë së Shtetit, të cilat po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Shkak për “ngujimin” e tyre ka qenë Ministria e Arsimit, e cila synon të arrijë një proces të qetë, të rregullt, por mbi të gjitha transparent. Megjithatë, një qëllim tjetër i rëndësishëm, sipas Ministrisë së Arsimit, është edhe fshehja e sekretit të kombinimit të pyetjeve të testit final.

Kjo do të thotë që as përcaktuesit e testit, as grupi prej dhjetë specialistëve që do të merren me anën teknike të provimit, nuk do të mund të dalë nga ambientet e AVA-s, për asnjë moment deri në plotësimin e tetë ditëve të parashikuara. Jetesa e tyre njëjavore kërkon edhe kushte. Kështu, Ministria e Shkencës e ka marrë në konsideratë vështirësinë dhe ka gjetur mënyrat dhe metodat për të siguruar nevojat bazë për një proces të qetë në mbarëvajtjen e punës.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›