E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e shtatë e grevës, mbështetësit në protestë



Mbështetësit e gjashtë partive parlamentare kanë zhvilluar një tjetër protestë përpara mjediseve të Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të grevës së urisë të dhjetë deputetëve. Në ditën e shtatë të grevës së urisë, deputetët e ngujuar brenda sallës së seancave plenare i përshëndetën të pranishmit me anën e një deklarate të lexuar nga zëdhënësi i grevës, deputeti Dritan Prifti. “Do t’i them Edi Ramës që të reagojë si njeri, sepse miku i tij i ngushtë, Ilir Meta, dhe deputetët e tjerë në atë sallë, sot ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Nëse Rama nuk reagon, atëherë ndarja me të është përfundimtare”, - ka deklaruar Prifti. Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe përfaqësues të njohur të shtypit shqiptar. Analisti Artur Zheji ka akuzuar dy partitë e mëdha se po tentojnë të monopolizojnë votat. “Ata po komplotojnë dhe duan të nxjerrin partitë e tjera jashtë skenës politike”, - tha Zheji. Sipas organizatorëve, mitingu i së hënës mbrëma do të vijojë sot në orën 10 të mëngjesit, kur mendohet të mblidhet seanca plenare që duhet të diskutojë për Kodin e ri Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›