PS-ja komenton grevën: Nuk pranojmë imponim
Në ditën e shtatë të grevës së urisë së dhjetë deputetëve të Kuvendit, PS-ja artikuloi për herë të parë një përgjigje direkt në adresë të tyre. Qëndrimi erdhi në një situatë të re politike dhe fazë tjetër të grevës së urisë. Por, më bindëse, për të lëshuar një deklaratë, këtë herë jo indiferente ndaj grevës së urisë, ishte deklarata e ambasadorit të OSBE-së, qëndrim që e tronditi fort selinë rozë. Edi Rama, përmes kryetares së grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, bëri të ditur dje se nuk pranon imponim, edhe pse është i hapur për dialog. Pjesa e dytë e fjalisë tingëlloi e re në fjalorin politik të PS-së, në shtatë ditët e fundit, kur në Kuvend seancat po zhvillohen në një situatë të pazakontë. “Ne kemi qenë e do të jemi të gatshëm të dialogojmë vijëmësisht me të gjithë dhe nuk kemi akuzuar e fyer askënd që ka pikëpamje të ndryshme nga tonat, sepse qëllimi ynë nuk është të imponojmë një qëndrim tonin në dëm të dikujt, po të formulojmë një qëndrim sa më të drejtë në interes të publikut. Le ta kuptojnë kolegët tanë parlamentarë se mllefi nuk është alternativë, se një qëndrim nuk imponohet me zor po me argument, ashtu siç duhet ta kuptojnë edhe kundërshtarët tanë qeveritarë se duke bërë diversion me emrin e Partisë Socialiste, nuk bëjnë tjetër veçse tregojnë atë që dimë të gjithë, primitivizmin e tyre politik”, - deklaroi Valentina Leskaj. Deklarata publike u bë një orë pas mbarimit të mbledhjes së grupit kuvendor dhe për 60 minuta drejtues të selisë rozë kuturisën për të hartuar deklaratën, si një përgjigje ndaj deputetëve grevistë. Ndërsa mbledhja e grupit zgjati fare pak, jo më shumë se 5 minuta, ku deputetëve iu bë i ditur vendimi i Konferencës së Kryetarëve për të shtyrë seancën e djeshme për sot paradite. Deputetët e PS-së vazhdojnë ende të mos mbështesin qëndrimin indiferent të kësaj partie ndaj grevës së urisë, ndërsa dje as nuk u pyetën për këtë qëndrim zyrtar. Njëkohësisht, një tjetër arsye që çoi në ndryshimin e qëndrimit indiferent, janë kërkesat e vazhdueshme të politikës, deklaratat e Kryeministrit, analizat mediatike që kërkonin një qëndrim më të prerë të partisë më të madhe të opozitës për grevën. Por, edhe dje Rama ka shmangur të gjitha kontaktet me mediat, duke ia atribuuar të drejtën e komunikimit të vendimit të ri kryetares së grupit.
Prej disa ditësh PS-ja është në qendër të vëmendjes për shkak të qëndrimit të saj të pazakontë ndaj situatës politike në vend dhe zhvillimin e një greve urie. Ajo çfarë ka sjellë polemika e pakënaqësi, është qëndrimi i deputetëve kundrejt grevistëve, të cilët i kanë injoruar qoftë edhe nga ana njerëzore. Janë shumë të rrallë deputetët socialistët që nuk janë prekur deri edhe emocionalisht nga gjendja e kolegëve të tyre, ndërsa pjesa tjetër, për shkak të kontrollit brenda partisë, hezitojnë të flasin. Andis Harasani dhe Arben Malaj janë të vetmit që kanë guxuar të shprehin disa mendime për grevën, por këto janë jo shumë të drejtpërdrejta dhe lënë shkas për interpretime.
Grevistët: Duam dy javë kohë të shqyrtojmë kodin
Dhjetë deputetët grevistë kërkojnë, minimumi, 2 javë kohë për shqyrtimin e draftit të ri të Kodit Zgjedhor. Në një deklaratë të përbashkët të dhjetë deputetëve, ata kërkojnë që të zbatohet neni 69 i rregullores së Kuvendit ku shprehet procedura që duhet të kalojë çdo projektligj. “Nuk e kuptojmë nxitimin e PS-PD-së për të mos u lënë kohë deputetëve të njohin dhe përgatiten për debat për ligjin më të rëndësishëm të Shqipërisë, për ligjin, i cili na ka detyruar të mbyllemi në një grevë urie me sakrifica të mëdha personale, për ligjin, i cili duhet të garantojë një bazë ligjore të pakontestueshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kërkojmë minimumin e kohës që lejon rregullorja e Kuvendit prej 2 javësh dhe besoj që të gjithë deputetët e meritojnë këtë kohë”, - thuhet në këtë deklaratë. Njëkohësisht, ata u shprehën të bindur se “nëse Kuvendi i Shqipërisë kalon këtë projektligj me nxitim, me shkelje të procedurave parlamentare, pa kontributin dhe konsensusin tonë, atëherë ne nuk do të njohim asnjëherë këtë Kod Zgjedhor dhe pasojat që vijnë prej tij”. “Do të vazhdojmë grevën e urisë të nisur deri në garantimin e një Kodi Zgjedhor që garanton besueshmëri tek votuesit, barazi tek konkurrentët politikë dhe transparencë maksimale për administrimin e votave”. Ndërsa në lidhje me propozimet e për kompozimin e administratës zgjedhore, grevistët bëjnë të ditur se fillimisht Partia Socialiste ka kërkuar komisione të depolitizuara në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pavarësisht se më vonë ndryshoi qëndrim. “Ne kemi propozuar dhe deklaruar publikisht vullnetin tonë për këtë depolitizim të administrimit të zgjedhjeve. Në këtë mënyrë realizohet konsensusi opozitar dhe zgjidhet kriza parlamentare. Nëse PS-PD reflektojnë dhe gjejnë konsensus për këtë variant, ne mirëpresim zgjidhjen, e cila është standard në gjithë Evropën dhe botën moderne”, - thuhet në deklaratën e përbashkët.
Tri parti të tjera i bashkohen protestës kundër PD-së e PS-së
Gjashtë parti parlamentare: LSI, PDK, PS91, PBDNJ, PAD e PDS rreshtohen
kundër dy partive të mëdha për Kodin Zgjedhor. Pas një takimi të përbashkët ditën e djeshme, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, tha se
të gjitha partitë e mbledhura konkluduan që vendi ndodhet në një krizë shumë të rëndë politike. “Ne jemi të gjithë shumë të motivuar për të punuar që kjo krizë të evitohet dhe të mos thellohet më tej. Dy propozimet konkrete, të cilat janë shumë të qarta edhe në letrën që deputetët e ngujuar në grevë u kanë bërë drejtuesve më të lartë të shtetit dhe trupit diplomatik, janë propozime të cilat krijojnë mundësi të plota për ta zgjidhur atë”, - tha numri dy i LSI-së, Petrit Vasili.
Ai bëri të ditur se pavarësisht vendosmërisë së dy partive të mëdha për të miratuar Kodin Zgjedhor, greva e deputetëve dhe protestat para Parlamentit do të vazhdojnë. Në lidhje me shtyrjen e seancës parlamentare, Vasili tha se konsiderohet si arritje kur do të jetë e zeza mbi të bardhë në Kod dhe ku do të sanksionojë qartë gjithçka që është shkelur, lidhur me votën, me vjedhjen dhe abuzimin e saj. “Çdo gjë e cila nuk reflektohet në Kodin Zgjedhor, pra e zeza mbi të bardhë, çdo gjë tjetër e pafiksuar në kod qartë dhe pa ekuivok, do të jetë e papranueshme për ne dhe ne nuk do të reshtim së protestuari deri në fund, që çdo gjë të jetë e qartë atje, e shkruar atje dhe të gjithë shqiptarët të jenë të qetë që vota e tyre do të numërohet, ashtu siç hidhet dhe nuk do të vidhet”, - deklaroi Vasili.
Të blertët evropianë, mbështetje për grevën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Gjelbër Evropiane, Juan Behrend, dërgoi dje një letër ku shprehet mbështetja e kësaj partie për grevën e dhjetë deputetëve grevistë. “Ne jeni të alarmuar për informacionin e draftimit të Kodit të ri Zgjedhor dhe rrezikun që ai përbën për përjashtimin e partive të vogla nga jeta demokratike e vendit tuaj. Ne jemi gjithashtu thellësisht të preokupuar nga reagimi i dhunshëm në rrugë e ndaj manifestimeve të tjera kundër vendimit për përbërjen e komisioneve elektorale dhe për përjashtimin e partive të vogla”, - shkruan Behrend. Më tej, ai thekson se “ne do të dëshironim të shprehnim solidaritetin me të gjithë ata që janë të angazhuar për të mënjanuar atë që administrimi i përgjithshëm i procesit zgjedhor të përqendrohet në duart e përfaqësuesve të vetëm dy partive. “Ndaj, - vëren Behrend, - në këtë kuptim ne do të dëshironim t'u dërgojmë një mesazh të qartë mbështetës të gjithë deputetëve që kanë vendosur të reagojnë ndaj këtyre masave me anë të një greve urie”.