E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të protestojmë në rast se nuk marrim pagesën

18/12/2009  Invalidët prej 3 muajsh pa lekë
FIER- Nëse invalidët e punës në Fier nuk do të përfitojnë të hollat sipas ligjit, atëherë ata do të hidhen në protestë. Kjo është edhe deklarata e kreut të shoqatës së invalidëve të punës në Fier, Ramiz Hoxha. Ai theksoi se kjo kërkesë ka dalë nga vet anëtarët e shoqatës dhe tha se edhe pse ka munguar pagesa e invalidëve, ai vet ka kontaktuar me ministrinë përkatëse dhe sipas tij gjithçka është në pritje të lëvrimit të fondit. “Kemi 3 muaj, që kjo shtresë e paaftë njerëzish nuk janë të përfshirë në pagesë”,-ka thënë Ramiz Hoxha. “Janë bërë të gjitha përpjekjet dhe dje kemi folur edhe në media dhe ne po përgatitemi për protesta deri edhe në grevë urie. Kërkesa ka dalë nga vet invalidët e punës. Po presim nga qeveria”. Prej 3 muajsh kjo shtresë e qeverisë për shkak të moslëvrimit të buxhetit nuk kanë përfituar të hollat që ju takon. Premtimi i bërë nga ministri i Punës dhe vet Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë është për një shlyerje të shpejtë të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›