E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësuesit, jo më dypunësim ose do të penalizohen

18/12/2009  Vendim i ri i Ministrisë së Arsimit
FIER- Gjithë mësuesit, të cilët kryejnë profesionin e tyre në shkollat publike nuk do të mund të kryejnë njëkohësisht këtë profesion edhe në shkollat jopublike. Ky vendim i Ministrisë së Arsimit ka nisur të zbatohet edhe në shkollat e Fierit. Sipas drejtueses së arsimit fierak, Suzana Numani, kanë nisur inspektimet në shkollat publike dhe jopublike të rrethit Fier për evidentimin e mësuesve, të cilët kryejnë dypunësim. Në shumicën e rasteve të ndërgjegjësuar, por edhe nën presion kanë zgjedhur një prej 2 mundësive, ose në privat, ose në shtet ushtrimin e profesionit të tyre. “Është e vërtetë pas ardhjes së vendimit nga ministria e arsimit, ka thënë Numani, nga drejtuesit e gjithë shkollave kemi kërkuar bilancin dhe evidencën e gjithë mësuesve që të mos ketë mësues të dypunësuar, që punojnë njëkohësisht edhe në shkollat publike dhe në ato jopublike. Jemi në proces verifikimi dhe pjesën më të madhe të mësuesve që në 2 mënyrat kanë zgjedhur njërin prej mundësive, i kemi në proces verifikimi dhe në qoftë se gjenden mësues që devijojnë në të 2 llojet e shkollave, atëherë ne do të marrim masa ndëshkuese dhe do t’i heqim të drejtën e punësimit në shtet”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›