E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos në Këshillin Bashkiak, kryebashkiaku nuk jep vulën

18/12/2009  “Nuk na ka ardhur vendimi”
PATOS- Urdhri i institucionit të Bashkisë Patos ka futur në një tjetër kaos organin vendimmarrës dhe atë administrativ në qytetin naftëtar. Gjithçka ka ardhur pasi institucioni i prefektit në Fier, ditën e sotme ka njohur si të ligjshme zgjedhjen e kreut më të ri të Këshillit Bashkiak të Patosit, Leonard Behaj, përfaqësues i PD-së. Menjëherë pas marrjes së atributeve të kryetarit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, Behaj shprehet se kryetari i Bashkisë së Patosit Bardhi Meli nuk lejon vulën për vendimet e këtij organi vendimmarrës. “Detyrën time si kryetar i Këshillit Bashkiak të Patosit unë e kam marrë dje dhe jam i gatshëm të pres mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Patosit”, –ka thënë Behaj. Por për ironi të fatit, kreu i Bashkisë Patos Bardhi Meli nuk dorëzon vulën e Bashkisë. Ne do të ushtrojmë të gjithë presionin e nevojshëm ligjor në Ministrinë e Brendshme dhe do t’i drejtohemi edhe Kryeministrit të vendit për të zgjidhur sa më shpejt këtë ngërç ligjor”. Nga ana tjetër kryebashkiaku Bardhi Meli thotë se nuk mund të japë vulën e institucionit ku ai drejton një përfaqësuesi të vetëshpallur si kryetar i Këshillit të Bashkisë Patos. “Sot në arshivën e Bashkisë Patos, por edhe në ditët e mëparshme, ka thënë Meli, nuk është paraqitur asnjë vendim nga kjo mbledhje ilegale e Këshillit të Bashkisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›