Dita e të zhdukurve, nisin aktivitetet
Këshilli Koordinues i Shoqatës së familjeve të të Zhdukurve të Kosovës organizoi sot në Prishtinë një tryezë me mesazhin "Të pagjeturit duhet të gjenden". Kjo tryezë u organizua me kujdesin e qeverisë së Republikës së Kosovës, në prag të 27 prillit, ditës të të zhdukurve të Kosovës. Më 27 prill 1999, në Mejë të Gjakovës forcat serbe rrëmbyen dhe masakruan më se 380 shqiptarë, trupat e të cilëve pastaj i zhdukën, duke u përpjekur të humbin gjurmët e krimeve. Më se 12.000 shqiptarë të vrarë, 5.980 të zhdukur dhe mbi 1 milion të dëbuar, ishte bilanci i terrorit, spastrimit etnik e gjenocidit që bënë forcat serbe në Kosovë deri në kohën e ndërhyrjes së NATO-s. Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) publikoi dje në Prishtinë një komunikatë ku shprehet shqetësimi i thellë për rreth 2.000 njerëz që ende mbeten të pagjetur, që nga koha e konfliktit të Kosovës.
"Në Ditën e Kosovës për njerëzit e zhdukur, ICMP shpreh shpresën për një bashkëpunim të vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës, i ngjashëm me procesin e përbashkët të zhvarrimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe në Serbi, në zona me interes të përbashkët", thuhet në komunikatë. Pas më shumë se 10 muajsh ndërprerjeje, grupet teknike të punës të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, filluan të mërkurën në Beograd bisedat për të zhdukurit të kryesuara nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Siç është bërë e ditur, në takim u bisedua dhe u shkëmbyen informacionet që këto grupe kanë mundur të sigurojnë për të bardhur fatin e të pagjeturve. Ata ranë dakord që takimi i radhës të mbahet në fund të qershorit.
Deri tani autoritetet e Beogradit kanë kthyer në Kosovë mbetjet mortore të 707 shqiptarëve, në 18 kontingjente të veçanta, si dhe 90 qeska me mbetje mortore, të gjitha të zbuluara në varrezat masive në Serbi. Në fshatin Mejë të Gjakovës ndodhet edhe "Lëndina e Pikëllimit", ku vitin e kaluar, në Ditën e të Zhdukurve të Kosovës u rivarrosën 22 shqiptarë, viktima të masakrës në këtë fshat. Edhe ata ishin gjetur në varrezat masive në Serbi.