"Rezoluta 1244, bazë për Kosovën"
Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë deklaruar se Rezoluta 1244 do të vazhdojë të jetë bazë për Kosovën, me gjithë ndryshimet e rrethanave që prej 17 shkurtit, kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj. Deklarimet e shefit të misionit të OKB-së në Kosovë - UNMIK - Joakim Ryker (Joackim Ruecker), pasuan një deklaratë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Peter Feith, se mandati i misionit të OKB-së në Kosovë do të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re të Kosovës, nga mesi i muajit qershor.
Feith tha se përgjegjësitë e misionit të tij hyjnë në fuqi pas datës 15 qershor dhe ai ofron një siguri politike për Kosovën në një afat të gjatë. Sipas tij, Kosova gëzon një perspektivë evropiane, si të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe BE-ja, tha Feith, do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kosovë deri në anëtarësimin e saj në strukturat evropiane. Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë ka deklaruar se misioni i tij do të ketë rolin këshilldhënës dhe nuk do ta zëvendësojë qeverinë vendase, e cila, sipas tij, do të duhet të marrë përgjegjësitë e plota për politikat e saj. Kreu i UNMIK-ut, Ryker, pranon se ndryshimet e rrethanave në Kosovë sjellin si rrjedhojë edhe reagimin e UNMIK-ut.
A do të ndryshojë roli i UNMIK-ut deri nga mesi i qershorit?
Mandati i OKB-së dhe ai i UNMIK-ut rrjedh nga Rezoluta 1244 dhe ajo do të mbetet në fuqi. Por ajo që Peter Feith ka menduar kur ka thënë se mandati do të ndryshojë mund të jetë se rrethanat, në të cilat do të zbatojmë mandatin, do të ndryshojnë. Ky është një fakt që nga viti 1999 dhe sërish nga 17 shkurti, dhe ne shohim ndryshime të rrethanave dhe na duhet të reagojmë sipas tyre.
Ju në OKB keni takuar zyrtarë të lartë, keni biseduar edhe me nënsekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Jean Marie Gueheno. A keni biseduar për periudhën tranzitore për UNMIK-un pas 17 shkurtit?
Natyrisht që ne bisedojmë rregullisht me selinë tonë në Nju Jork dhe sa herë që jam atje diskutojmë për çështjet që na takojnë dhe këtu përfshihet edhe se si mund të rikonfigurohet UNMIK-u në dritën e ndryshimeve të rrethanave.
Dhe kjo nënkupton se ju seriozisht po mendoni në ndryshimin e mandatit duke iu përshtatur rrethanave në Kosovë?
Nuk ka asgjë të re në qasje. Ne vazhdojmë ta mbajmë të njëjtin qëndrim dhe kjo nënkupton se ne i shohim ndryshimet e rrethanave por në anën tjetër ne vazhdojmë të punojmë mbi bazën e Rezolutës 1244. Ne do të mundohemi të jemi aq sa mundemi pragmatikë sipas mandatit tonë në dritën e ndryshimeve të këtyre rrethanave.
Pra, ju do të bashkëjetoni me misionin e BE-së që do të vendoset përfundimisht pas 15 qershorit?
Më lejoni ta them ndryshe. Askush nuk e sfidon çështjen, se sipas Rezolutës 1244, gjithnjë përderisa ajo është në fuqi, OKB-ja ka një rol në Kosovë. Ne jemi në dijeni se një mision i ri po vendoset. Sekretari i përgjithshëm është në dijeni të kësaj dhe ne kemi një rol për ta luajtur sipas Rezolutës 1244.
Por zoti Ruecker ka pasur shumë shkrime dhe njoftime për një lloj dialogu që OKB-ja ka hapur me Beogradin zyrtar. Për çka bëhet fjalë?
Sikundër e dini, dhe kjo është konfirmuar, se zyrës së OKB-së në Beograd, që është e ndarë politikisht nga UNMIK-u dhe i raporton drejtpërdrejt Nju Jorkut, i është kërkuar të shqyrtojë mundësitë e arritjes së marrëveshjeve praktike afatshkurtra dhe të përkohshme me Beogradin në fushat ku Serbia sfidon mandatin tonë, siç është policia, doganat e sistemi juridik. Kjo është e bazuar në hapësira dhe është e kufizuar në aspektin kohor dhe askush tani nuk e di rezultatin. Por ajo që është premtuar është se ky dialog është transparent për të gjithë të interesuarit. Pra qeveria e Kosovës është e njoftuar, gjithashtu edhe palët e tjera të interesuara nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Grupin e Kontaktit. Të shohim sepse asnjëherë nuk është e gabuar të bisedohet.
Por ta them kështu, a është ky dialog me Beogradin një përpjekje për të ndarë përgjegjësitë me të në Kosovë?
Ky do të ishte një rezultat që do të kishte si rezultat ndarjen etnike të Kosovës dhe kjo është e papranueshme.
Pra ju nuk prisni një rezultat nga këto bisedime, ku p.sh. do t‘i lejohej një pushtet Beogradit në enklava?
Një axhendë që do të parashikonte një ndarje institucionale dhe ligjore të Kosovës është e papranueshme dhe nuk është në një vijë me Rezolutën 1244 dhe nuk është në një vijë me mandatin e UNMIK-ut. Por këto bisedime po zhvillohen për çështje lokalesh dhe unë mendoj se nuk është asnjëherë e gabuar të bisedohet.
Por në këtë axhendë mund të jenë edhe zgjedhjet lokale serbe, të cilat ju keni thënë se nuk do t‘i lejoni të mbahen?
Kjo nuk është drejtpërdrejt pjesë e bisedave, por i takon bisedimeve që UNMIK-u zhvillon me qeverinë e Serbisë. Ju e dini se ka pasur një komunikim ndërmjet nesh dhe qeveria e Serbisë i ka kërkuar UNMIK-ut që të mbajë zgjedhje lokale edhe në territorin e Kosovës më 11 maj dhe ne kemi thënë se nuk mund të organizojmë zgjedhjet serbe sipas ligjit serb në Kosovë. Kjo sepse vetëm UNMIK-u mund të mbajë zgjedhje sipas ligjeve të aplikueshme të Kosovës dhe ndoshta mund të mendojmë të mbajmë zgjedhje në vendbanimet serbe por pas 11 majit. Dhe ky ishte shkëmbimi mes nesh dhe ky është qëndrimi i qartë i UNMIK-ut.
Por si do t‘i ndaloni ata të mbajnë zgjedhjet? Do të vendosni policinë ndërkombëtare në çdo qendër votimi?
Deri tani, Serbia ka thënë se respekton mandatin e UNMIK-ut dhe autoritetin e posaçëm të PPSP-së që të thërrasë zgjedhje në Kosovë. Prandaj ne nuk kemi dëgjuar zyrtarisht, përveç se në media, se Serbia do që pavarësisht nga qëndrimi i UNMIK-ut dhe i PPSP-së, të organizojë këto zgjedhje. Sërish në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ditën e hënë, ne kemi dëgjuar thëniet se Serbia respekton mandatin e UNMIK-ut dhe rrjedhimisht edhe atë timin. Prandaj unë, në një mënyrë, kam shpresë se Serbia do të respektojë qëndrimin jo vetëm të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të OKB-së në veçanti se zgjedhjet parlamentare nuk paraqesin problem, por se zgjedhjet lokale nuk mund të organizohen nga Serbia në Kosovë.
Dhe më lejoni të kthehem sërish në fillim. A ka rrezik që misioni i OKB-së të jetë në anën serbe dhe ai i BE-së në anën shqiptare, ashtu siç ishte parashikuar?
Çdo rezultat që parashikon paralelizëm të institucioneve, përfshirë edhe paralelizmin e institucioneve ku bëhet fjalë për ndarjen e fqinjëve mbi vijat etnike do të jetë plotësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dhe askush nuk duhet të parashikojë një gjë të tillë.