E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy këshillat e fundit për Diabetin dhe Migrenën

Kujdesi për pacientët me diabet të tipit 2

Shumë mjekë u rekomandojnë pacinetëve me diabet të tipit 2 që ta masin vetë nivelin e sheqerit në gjak. Por studimet e fundit tregojnë se një gjë e tillë mund t’i sjellë pacientit më shumë dëme sesa të dobi. Tashmë është bërë e zakonëshme që njerëzit me diabet të tipit 1, ta masin vetë nivelin e sheqerit në gjak dhe të marrin vetë insulinë sipas nevojës, por shumë pacientë vuajnë nga Diabet i tipit 2 që zhvillohet më vonë në jetë. Shërbimet e shëndetit shpenzojnë miliona dollarë për t’i mësuar diabetikët se si të kujdesen për veten. Por gjatë një studimi, mjekët vëzhguan 184 pacientë të diagnostikuar me Diabet të tipit 2. Pas një kursi me këshilla, 50 përqind të pacientëve iu dhanë aparate për matjen e nivelit të sheqerit në gjak, ndërsa pacientëve të tjerë iu tha t’a kontrollonin nivelin e sheqerit në klinikë. Një vit më vonë, u vu re se pacientët që e masnin vetë nivelin e sheqerit ndjeheshin në ankth e më të shqetësuar. Ata ishin të zhgënjyer e të pakënaqur me këtë disiplinë të imponuar. Studimi rekomandon që mjekët të cilët kujdesen për pacientët me diabet të tipit 2 nuk duhet t’i shtyjnë pacientët të bëhen mbikqyrës të vetes.

Ilaçet kundër migrenës shkak për dhimbje kronike

Shumë njerëz që vuajnë nga migrena përdorin barna kundër dhimbjeve. Shkencëtarët thonë se kura kundër migrenës mund të jetë më e keqe sesa sëmundja. Ndër ilaçet që përfshihen për trajtimin e dhimbjeve të kokës që shkaktohen nga migrena janë buta-bital dhe oxy-codone. Por një studim i kohëve të fundit tregon se përdorimi i shpeshtë i ilaçeve kundër dhimbjeve mund ta bëjnë migrenën kronike. Mjekët pranë kolegjit mjekësor Albert Ajnshtajn morrën në shqyrtim 24 persona që vuanin nga dhimbje të kokës. Gjatë studimit këtë pacientë u pyetën se çfarë ilaçesh mernin kundër këtyre dhimbjeve. Ata që merrnin ilaçe kundër dhimbjeve të kokës të paktën 8 herë në muaj kishin dy herë më shumë gjasa që brenda një viti këto dhimbje të bëheshin kronike. Gjithashtu, mjekët vunë re se pacientët që merrnin ilaçe josteroidale kundër migrenës si përshembull aspirin, advil e motrin, nuk ndodheshin në rrezik të madh për t’u prekur nga migrena kronike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›