E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, paraburgimi feston vitin e ri

Vlorë-Është zhvilluar në ambientet e paraburgimit një koncert festiv me rastin e festave të fundvitit. Festa u financuar nga biznesmeni vlonjat, Shkëlqim Selami. Një nga sallat e paraburgimit është kthyer në skenë ku kanë dëfryer për rreth një orë të burgosurit që presin dënimin në paraburgimin e Komisariatit te Vlorës.

Në aktivitet ishin pjesëmarrës të gjithë të paraburgosurit, rreth 140 persona të grupmoshave të ndryshme, e që kanë konsumuar vepra të ndryshme penale.

Ata ishin pjesë e  një aktiviteti kulturor që zgjati rreth 60 minuta. Të burgosurit u përshëndetën nga drejtori i paraburgimit në Vlorë Sokrat Feinaj, i cili i uroi për mbarësi e ti bashkohen sa më shpejt banesave dhe familjeve të tyre. Në koncert kanë qenë të ftuar këngëtarë dhe parodistë te estradës profesioniste të Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›