E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e të arrestuarve organizojnë protestë në Preshevë

Pas aksionit barbarë të policisë serbe ndaj ish- pjesëtarëve UCK-së, familjarët e të arrestuarve dhe qytetarë të Luginës së Preshevë sot do të protestojnë për t’i thënë stop maltretimeve dhe dhunës policore.

Protesta e organizuar nga familjarët të arrestuarve do të mbahet me fillim në ora 13 para Kuvendit Komunal të Preshevës, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e filloi të premten herët në mëngjes aksionin e arrestimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Presheva. Në këtë aksion u arrestuan 11 persona dhe janë bastisur 17 shtëpi. Në kumtesën e Prokurorisë për krimet e luftës theksohet se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë sipas flet-urdhëresës së prokurorit për krime të luftës, Vlladimir Vukceviq, kanë arrestuar një numër të madh të pjesëtarëve të ashtuquajtur „Grupi i Gjilanit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“. Ata janë privuar nga liria me dyshim të bazuar se në periudhën qershor-tetor të vitit 1999, respektivisht pas tërheqjeve të forcave ushtarake policore serbe, kanë kidnapuar 159 civil serbë dhe kanë privuar nga jeta 51 persona.

Gjatë këtij aksioni njësitet speciale të policisë serbe kanë shkaktuar terror dhe frik ndaj familjeve të të arrestuarve. /INA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›