Vajza nga Durrësi prostitutë në Tetovë
Durrës- Një vajza nga periferia e Durrësit ka rënë pre e mashtrimit, për pasojë ka prostituuar për disa javë në Tetovë të Maqedonisë. Sipas denoncimit, ajo akuzon të dashurin e saj, Ridjon Alimani, që i kishte premtuar martesë. 25-vjeçari nga Gjorica e Dibrës ka rënë tashmë në prangat e policisë nën akuzën “Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana renduese”.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nxori urdhër ndalimin, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja F.M e cila është shfrytëzuar nga Ridjon Alimani për qëllime prostitucioni. Denoncimin, vajza e mashtruar e ka bërë në policinë e Durrësit, pas kthimit nga Maqedonia. Ajo ka deklaruar se kandidati i paraqitur si dhëndër në perspektive e ka dërguar në Maqedoni me pretekstin se po shkojmë për pushime, me pas nuk ka pranuar ta marrë për Shqipëri, duke e dorëzuar tek shokët e tij tutorë në Tetovë. Sipas saj për disa ditë me radhë është shfrytëzuar si prostitutë në për hotele të ndryshme të këtij qyteti. Policia menjëherë e ka marre në konsideratë këtë denoncim dhe ka kryer prangosjen e 25-vjeçarit dibran si i dyshuar për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit ne rrethana renduese”.
Duke qenë nga zonat e Dibrës, Ridjoni kishte pasur lidhje të konstruktuara me miq të tij në këtë zonë të Maqedonisë dhe e ka dërguar të renë atje me pretekstin se po shkojmë për pushime. Pasi ka mundur që ta tërheqë prenë deri atje nuk e ka lejuar më të kthehet, duke e lënë tek shoku i ti tutor.
Pas arrestimit të tutorit, janë bllokuar automjeti tip BMV me targe TO 93406G ngjyre gri, dy pasaporta shqiptare. Me këtë mjet ai kishte lëvizur dhe u kishte çuar, sipas dyshimeve, klienten e mashtruar, shokëve të tij në Tetovë. Policia ndërkohë po kërkon që të zbardhe edhe pisten e kesaj metode të persëritur që mund të ketë përdorur i arrestuari ne shtetin maqedon si dhe lidhjet që mund të ketë pasur me persona të inkriminuar në vendin ku kishte dërguar të dashurën si prostitutë.