Nuk i furnizoi me karburant, qeveria 15 padi civile “Euroil”-it
05/12/2011 Policia e Shtetit fiton betejën ligjore, kompania duhet ta furnizojë me 60 mijë litra gaz
S’kanë naftë për makinat, SHISH i kërkon “Euroil” 29570 litra naftë
TIRANE-Problemet me drejtësinë shqiptare, duket se nuk kanë të mbaruar për kompaninë e naftës “Euroil” që administrohet nga biznesmeni i shpallur në kërkim ndërkombëtar Hajri Elezaj. Pas marrjes së pandehur nga njësia hetimore Task-Forcë, subjekti Juridik “Euroil”, tashmë po përballet me beteja gjyqësore në gjykatën e Tiranës, ku institucione shtetërore kanë ngritur padi kundër kompanisë. Janë 12 institucione shtetërore, që kanë dërguar në dyert e gjykatës së Tiranës, kompaninë që akuzohet nga Prokuroria për mashtrim në fushën e hidrokarbureve. Shkak i kësaj situate duket se është bërë mosfurnizimi në mënyrë të rregullt me karburant të shtetit, gjë e cila ka sjellë dhe ndërprerjen e punës në disa sektorë, si kullimi, mirëmbajtja e rrugëve dhe kryerjes së shërbimeve të tjera. Nga sa mësohet të gjitha paditë kanë për objekt moszbatimin sipas ligjit të kontratave, që “Euroil” ka bërë me institucionet shtetërore për furnizimin e tyre me naftë dhe benzinë. Është për t’u theksuar se proceset gjyqësore, kanë nisur fill pas muajit mars, periudhë kjo kur kompania dhe administratori i saj Hajri Elezaj janë vënë nën hetim nga prokurorët e njësisë hetimore Task-Forcë, në Prokurorinë e Tiranës. Garda e Republikës duket se ka ndjerë e para mungesën e naftës në depozitat e saj dhe për pasojë i është drejtuar me padi civile gjykatës, ku i kërkon kësaj të fundit të detyrojë kompaninë “Euroil” të dorëzojë për llogari të Gardës sasinë prej 15 050 litrash karburant. Më tej paditë janë shtuar, duke arritur deri në këto momente në kufirin prej 12 padi, ku ndër to mund të veçohet padia e SHISH, Ministrisë së Financave, Akademisë së Arteve, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Policia e Shtetit etj. METE kërkon nga “Euroil” furnizimin me 11 040 litra karburant, ndërkohë që Akademia e Arteve kërkon kthimin e shumës prej 16 milionë lekë si vlerë e tollonave të karburantit të pashkëmbyera si dhe shpërblimin e dëmit për kamatat e arritura për këtë shumë. Listës së padive ndaj kompanisë së Hajri Elezaj i është shtuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Sipas padisë së paraqitur në gjykatën e Tiranës, kjo drejtori kërkon që gjykata të detyrojë “Euroil” për furnizim me naftë sipas kushteve të kontratës që kanë bërë palët. Ndërkohë që Drejtoria e Bordit të Kullimit Durrës-Krujë kërkon nga subjekti juridik “Euroil” furnizimin me 28 630 litra karburant ose kthimin e shumës prej 33 milionë lekë si ekuivalent. Sipas padisë, mosfurnizimi me naftë ka lënë pa punë mjetet e kompanisë, që gjatë stinës së vjeshtës punojnë për pastrimin e kanaleve dhe ngritjen e barrierave që shmangin përmbytjet. Veç 12 padive, shumë shpejt kompania “Euroil” do përballet në gjykatë me Prokurorinë e Tiranës, e cila e ka marrë të pandehur për akuzën e mashtrimit në fushën e hidrokarbureve.
Elton Qyno
Paditë dhe kërkesat
1. Garda e Republikës 15 050 litra
2. Drejtoria e Bujqësisë Durrës 2370 litra
3. Air BP Albania sh.a 46 milionë lekë
4. Bordi i Kullimit Durrës-Krujë 28 630 litra
5. Drejtoria e Rrugëve Dibër Gazoil D1
6. Akademia e Arteve Tiranë 16 milionë lekë
7. Instituti i Sigurimeve Shoqërorë furnizim me karburant
8. Drejtoria e Pastrimit të Parave furnizim me karburant
9. Agjencia e Trajtimit të Kredive 23.4 milionë lekë
10. Ministria e Ekonomisë 26320 litra
11. Ministria e Financave 590 litra benzinë
12. Policia e Shtetit 60 050 litra gaz-oil
13. Shërbimi Informativ SHISH 29570 litra
14. Qendra e barnave furnizim me karburant
15. Zyra e hipotekës 25240 litra