Tymi dhe gazi i bombolës merr jetët e çiftit dhe vajzës 4 vjeçe
05/12/2011 Shpëton vajza tjetër 2 vjeçe. Zjarri nga priza e kondicionerit. Shpërtheu gazi
Mariglen Mullai
TIRANË- Padrejtësia e jetës u shpërfaq në mënyrën më të drejtpërdrejtë një orë pas mesnatës së djeshme, kur tymi nga zjarri e gazi i bombolës rrëmbyen çiftin e ri Spahiu dhe vajzën e tyre vetëm 4 vjeçe. Vajza tjetër 2 vjeçe, gjatë sekondave të tmerrit, u mbajt e mbrojtur nga krahët e të atit dhe momentalisht po i nënshtrohet terapisë intensive në repartin e Reanimacionit të Pediatrisë.
Tragjedia
Gjithçka u zhvillua aq shpejt saqë sekondat përpinë frymën e fundit të 3 anëtarëve të familjes Spahiu. Sipas ekspertëve, kur kishte kaluar një orë e ca nga mesnata e së shtunës, priza e kondicionerit bëri masë dhe zjarri shkriu tubin e bombolës së gazit që ndodhej në ballkon. Apartamenti që ndodhej në rrugën “Derhemi”, përbri rrugës “Hoxha Tasim”, ishte përfshirë nga flakët dhe tymi. Kur policia shkoi atje, gjeti pa jetë kryefamiljarin Genci Spahiu, 35 vjeç që mbante në krahë Dean, vajzën 2 vjeçe, e cila doli e gjallë prej atij ferri. Në banjë ndodheshin trupat pa jetë të Florindës, 35 vjeçe dhe vajzës 4-vjeçare Jonidës.
Rrjedha e ngjarjes
Duke iu referuar ekspertizës mjeko-ligjore, rindërtimit të skenës së ngjarjes nga specialistët e policisë dhe dëshmive të fqinjëve, mësohet se fillimisht ishte shkëndija elektrike në prizën e kondicionerit të shtëpisë, ajo që shkaktoi këtë tragjedi, por u ndihmua nga rrjedhja e gazit nga bombola që ndodhej në ballkon. Në sekondat e para, gruaja e shtëpisë, Florida kishte bërtitur me të madhe, duke kërkuar ndihmë. Në këto momente banorët e tjerë kishin lajmëruar menjëherë policisë dhe zjarrfikëset që u nisën menjëherë për në vendngjarje. Ndërkaq, zjarri kishte nisur të përhapej dhe gazi po çlirohej nga bombola, duke shkaktuar trysninë e nevojshme për ta shpërthyer. Flakët, gazi dhe tymi pushtuan shtëpinë. Ndërsa Florinda e Jonida shkuan në banjë për të mbushur kovat me ujë që të shuanin zjarrin, Genci rrëmbeu Dean dhe tentoi të dilte për ta shpëtuar. Në këto pozicione u gjetën pa jetë nga zjarrfikësit dhe policia që tashmë kishin mbërritur. Menjëherë u dallua që Dea ishte gjallë dhe u dërgua në Reanimacion, teksa zjarri u vu menjëherë nën kontroll. Autopsia tregoi se vdekja kishte ardhur nga asfiksia prej tymit dhe gazit.
Familja Spahiu
Çifti i ri kishte vendosur të jetonte në Tiranë, qëkur prej më se 7 vjetësh kishin ardhur në kryeqytet nga Pogradeci. Të dy ishin të punësuar dhe kishin 2 vajza. Prej disa kohësh ata jetonin me qira në zonën “Hoxha Tasim”, ndërsa fqinjët thanë se ishin tepër korrektë dhe të sjellshëm. Pjesa tjetër e familjes jetonte në Pogradec, qytet në të cilin ata do të përcillen për në banesën e fundit.
Vogëlushja 2 vjeçe në Reanimacion
Mes kësaj tragjedie mbetet ende një rreze shprese. Dea e vogël, vetëm 2 vjeçe momentalisht po mbahet nën terapi intensive në Repartin e Reanimacionit të Pediatrisë. Gjendja e saj shëndetësore është tepër kritike, pasi gazi e tymi i kanë shkaktuar dëmtime të rënda në mushkëri, por mjekët po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Në jetën që motra, babai e nëna nuk ja dolën dot ta njihnin të gjithën.