E Diel, 1 Nëntor 2026

Drama e 70 vjecares, jeta në varfëri ekstreme me 2 djem të sëmurë

TIRANE- 70 vjecarja Kostandina Milori dhe dy djemtë e saj me probleme mendore, jetojnë në varfëri ekstreme në një shtëpi të pabanueshme në qendër të Korcës. Catia e banesës është e shëmbur dhe një prej dhomave të saj ka dalë jashtë përdorimit ndërsa vendi ku e moshuara qëndon bashkë me dy djemtë e saj ka muret e cara dhe lagështira ka mbuluar cdo cep të saj.
Kostandina del cdo ditë nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për mbijetesë në institucione të ndryshme.

“Shtëpia jonë është duke u shembur. Kam kërkuar ndihmë por nuk më kanë dhënë dhe jetojmë me borxhe. Njerëzit na ndihmojnë duke na dhënë pak bukë.” tregon Kostandina.
Drama më e madhe e 70 vjecares janë 2 djemtë e saj me aftësi të kufizuara, të cilët shpesh shfaqin probleme me shëndetin mendor dhe nuk janë në gjendje të sigurojnë të ardhura për familjen.

Edhe pse në qendër të qytetit, pas Katedrales së Korcës ku kalojnë cdo ditë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, askush nuk ka vënë dorën në zemër për të ndihmuar nënën e moshuar dhe dy djemtë e saj me aftësi të kufizuara që përpëliten cdo ditë për të siguruar ushqimin.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›