E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita ndërkombëtare e paqes, OKB shpreson në ndaljen e luftimeve

Dita Ndërkombëtare e Paqes u kremtua të hënën në Afganistan me shpresën se të gjitha palët e përfshira në konflikt do të respektojnë kërkesën për armëpushim të paraqitur nga organizata e kombeve të bashkuara. Në një koment të bërë public gjatë orëve të fundit nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ose siç njihet shkurtimisht me emrin (UNama),rikujtohet se slogani i inisiativës për vitin 2009 është: "Çfarë po bën ti për paqen?". Në vitin 2008 në të gjithë territorin e Afganistanit ka patur një reduktim 80% të dhunës me rastin e ditës ndërkombëtare të paqes. Duke lëshuar në qiellin e Kabulit javën e kaluar 21 pëllumba, në shenjë simbolike, përfaqësues i posaçëm i OKB në Afganistan, Kai Eide, tha se tashme ka shumë nevojë për paqe. Duhet t'i japim fund këtij konflikti të tmerrshëm- ka thënë Eide. Presidenti afgan Hamid Karzai ka urdhëruar forcat e armatosura kombëtare që të mos përdorin forcë më 21 shtator, vetëm nëse nuk do të jetë e nevojshme për tiu përgjigjur ndonjë sulmi. Edhe komandanti i Forcës së Ndihmës për Sigurinë Ndërkombëtare (ISAF), gjenerali Stanley McChrystal, dha një deklaratë duke garantuar se më 21 shtator nuk do të ndermerren ofensiva ushtarake. Ndërkaq edhe Talebanët kanë premtuar në deklaratën e tyre se forcat e tyre do të qëndrojnë në një pozicion mbrojtës.
Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 21 shtatorin si Ditën ndërkombëtare të Paqes në vitin 1981, ndërsa që nga viti 2002, kjo ditë njihet dhe si dita vjetore e armëpushimit dhe jo dhunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›