Irani mohon se po zhvillon armët bërthamore
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka mohuar pohimet e perëndimit se Irani synon të zhvillojë armët bërthamore. Komentet e tij vijnë disa ditë pasi SHBA-ja tha se po modifikonte planet e saj për mbrojtje kundër raketave iraniane. Fuqitë perëndimore besojnë se Irani po zhvillon armë bërthamore nën maskën e një programi civil. Gjashtë fuqitë botërore do të zhvillojë bisedime me Iranin në 1 tetor të cilat pritet të përqëndrohen kryesisht për çështjen e çarmatimit global bërthamor.
Komentet e Ayatollah Khameneit u panë si reagim i parë zyrtar pas vendimit të SHBA-së për të hequr dorë nga inisiativa për raketat në Europë, paraqitur nga ish-administrata Bush, e cila synonte t'i kundërvihej ndaj çdo kërcënimi iranian me raketa me rreze të gjatë veprimi. Presidenti amerikan Barack Obama tha se SHBA-ja do të vendoste në tokë dhe në det interceptorë kundër kërcënimit iranian me raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme të veprimit. Por, Ayatollah Khamenei, tha se SHBA e dinte se e kishte "gabim" kur deklaroi se Teherani po ndiqte një program të fshehtë për armë bërthamore. "Ne kategorikisht refuzojmë armët bërthamore dhe kundërshtojmë prodhimin dhe përdorimin e tyre- tha ai në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror. Irani gjithmonë i ka mohuar pohimet e SHBA-së, Izraelit dhe fuqive të tjera europiane se Teherani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Teherani këmbëngul se iniciativa për pasurimin e uraniumit është për një program thjesht paqësor. Ndërkohë presidenti rus Dimitri Medvedev tha të dielën se Izraeli e kishte siguruar atë se nuk kishte asnjë plan për të sulmuar Iranin. Medvedev tha se Presidenti izraelit Shimon Peres e kishte siguruar për një gjë të tillë gjatë vizitës në Moskë në fund të gushtit. Shtetet e Bashkuara, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina dhe Gjermania janë të vendosur për të marrë pjesë në bisedimet ndërkombëtare me Iranin në 1 tetor. BE thotë se pret që takimi të zhvillohet në Turqi.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka thënë se Irani duhet të përgjigjet ndaj shqetësimeve në lidhje me programin e saj bërthamor në bisedime. "