Maqedoni/ Thaçi: Enciklopedia, provokim ndaj shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase duke e quajtur këtë dokument një provokim të radhës ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre. Ai theksoi se subjekti që drejton ai, do të punojë për të ngritur Akademinë Shqiptare në Maqedoni. Lideri i PDSH-së deklaroi se kjo enciklopedi që fyen dhe poshtëron kombin shqiptar është përpjekje qesharake për të imituar Akademinë Serbe.
"Imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit. Është i mjerë ai popull që ka një akademi të tillë", shprehet Thaçi ndërsa shton edhe se duke tentuar t'i vendosin vetulla popullit të vet, këta persona mesa duket duan t'i nxjerrin sytë. Sa u përket shqiptarëve, "nuk është kjo që duhet t'i brengosë më shumë, shqiptarët duhet ta kenë akademinë e vet shqiptare në Maqedoni, dhe kjo tashmë është e qartë", deklaroi kreu i Partisë Demokratike Shqiptare. Menduh Thaçi tha se sipas tij bashkëkryetar të vërtetë të kësaj akademie, janë Nikolla Gruevski dhe Ahmeti. "Enciklopedinë ta marrin në shtëpitë e tyre, se ndryshe nuk funksionon për askënd", deklaroi Thaçi në reagimin e tij.