Mesazhi për tokën, me një skulpturë në Nju Jork
Mijëra aktivistë u mblodhën në Parkun Qëndror të Nju Jorkut të dielën për t'i bërë thirrje udhëheqësve botërorë për të "ndalur orën" mbi ndryshimin e klimës, ndërsa pritet që gjatë kësaj jave të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Organizatorët krijuan një skulpturë gjigande njerëzore në fomrën e tokës të bllokuar brenda një kalendre, që shpërndahet si rërë, për të përcjellë mesazhin e tyre. Sipas Barbara Stocking, drejtore Ekzekutive e Oxfam në Britaninë e Madhe, e cila ndihmoi në organizimin e këtij aktiviteti, qëllimi ishte për të vënë theksin tek pasoja që sjell ndryshimi i klimës dhe për ti dërguar një mesazh të fortë udhëheqësve botërorë që të mund të arrijnë në një marëveshje unanime dhe të plotë në Kopenhagen në dhjetor- sqaron Barbara Stocking e cila shtoi se ky është vetëm fillimi i asaj që do të pasojë nesër për të gjithë botën. Për Stocking, drejtimi duhet të vijë nga SHBA-ja dhe Be-ja, me premtime të mëdha nga Kina dhe India për të reduktuar emetimin e karbonit. Marrëveshja ideale që do të arrihej në dhjetor nga organizmi humanitar ndërkombëtar do të ishte reduktimi i emetimit të karbonit me 40 % ne 2020 dhe të eleminoheshin deri ne vitin 2050, por gjithashtu edhe shumën prej 150 miliardë dollarësh për vendet e varfëra. Por Stocking mbetet skeptike nëse në konferencat ndërkomëbtare do të arrihen marrëveshje apo nëse do të ndërmerren hapa konkretë për këtë çështje.