E Shtunë, 31 Tetor 2026

Walker premton mbështetje për Kosovën

Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në prag të shpërthimit të luftës, William Walker, ka deklaruar gjatë një vizite në Kosovë, se do të ndihmojë shtetin e ri.
"Nuk përkrahë asnjë subjekt politik, por ju premtoj se ndihma ime dhe e shtetit amerikan për forcimin e shtetit të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen ", tha Walker gjatë një vizite në qytetin e Klinës.
Ai është shprehur i lumtur me ndryshimet rrënjësore që janë bërë në Klinë, qytet të cilin e kishte vizituar edhe gjatë kohës kur kryesonte misionin verifikues të OSBE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›