E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri opozita refuzon thirrjen per dialog

Aktivistët e opozites siriane kanë refuzuar thirrjet e të derguarit të OKB-se ne Siri Kofi Annan, dhe Liges Arabe për dialog me qeverinë.Kreu i opozitës tha se keto komente ishin zhgenjyese në nje kohë që qindra sirianëpo masakrohen çdo ditë. Anan, ka bëre me dije se rrugëdalja është një zgjidhje politike . Ai po ashtu bëri me dije se militarizimi i mëtejshem do të përkeqësonte situatën në vend. Ndërkohë që vijojnë sulmet e ashpra në Siri, janë të paktën 15 mijë mercenarë, të cilët luftojnë përkrah rebelëve në luftën e tyre përballë presidentit Bashar al-Assad. Deklarata erdhi prej zëvendësambasadorit rus në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, gjatë një forumi për gjendjen aktuale të Sirisë. Sulme të ashpra janë përqendruar tashmë në Idlib, ndërsa aktivistët i frikësohen faktit se qyteti mund të ketë të njëjtin fat si Baba Amr në Homs. Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se janë më shumë se 7500 personat, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në Siri gjatë 12 muajve të fundit .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›