Juve-Lacio-Roma fitore mes ankthit dhe dramës
TIRANE-Janë dashur çastet e fundit, atëherë kur çdo gjë mendohej se kishte mbaruar, që tre prej skuadrave kryesore të Serisë A, Juventus, Lacio e Roma, të arrinin fitoret në ndeshjet e djeshme. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-1 në Torino Barin, ndërkohë që skuadra e Edi Rejës mori 3 pikë, duke mposhtur 1-0 Sampdorian në "Olimpiko". E megjithatë, ndeshja më dramatike ka qenë ajo e luajtur në stadiumin "Dino Manuzzi" të Çezenës, ku Roma ka arritur të marrë 3 pikë të pamerituara ndaj vendasve të drejtuar nga Masimo Fikadenti. Verdhekuqtë kanë zhvilluar një lojë aspak të mirë, sidomos në pjesën e dytë, por kanë arritur të fitojnë falë një autogoli të argjentinasit Pelegrino 2 minuta para fundit. Çezena ka zhvilluar një ndeshje të një niveli shumë të lartë, duke treguar se nuk e meriton pozicionin që ka në renditje, por cinizmi i Romës ka bërë që vendasit të dalin të mundur. Ndërkohë, për t'u theksuar forma tepër e keqe e Françesko Totit. "Roma është duke luajtur me një futbollist më pak", ishte komenti i bërë nga gazetari italian që komentonte këtë sfidë. Kapiteni ka humbur një seri rastesh të mira, ndërsa në mesfushë ka qenë konfuz në çdo veprim të tij. Në minutat e fundit, pati kohë edhe për një nervozizëm të Vuçiniç me pankinën, pasi trajneri Ranieri e ndërroi për të futur Adrianon. Përpos lojës së dobët, Roma mori 3 pikë thelbësore në luftën për titullin kampion.
Rikthehet Juve
Juventusi është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi, duke mundur jo pa vështirësi Barin. 2-1 ka qenë rezultati në Torino, që është vendosur falë një goli të shënuar në minutën e 79-të nga Alberto Akuilani. Edhe pse mbajnë vendin e fundit në klasifikim, barezët janë shfaqur tepër të rrezikshëm përballë ekipit të Xhixhi Del Nerit. Në pjesën e parë, Juventusi ka gjetur golin e avantazhit me anë të Aleks Del Pieros, por në fillimin e të dytës Bari ktheu gjithçka në barazpeshë, me një gol të Rudolf. Më pas, bardhezinjtë rrezikuan të pësonin një tjetër gol me kundërsulm, megjithatë kanë ditur që të gjejnë fitoren, duke dalë disi nga kriza e këtij fillim viti.
Lacio
Një gol i Libor Kozak 6 minuta para fundit i ka dhënë fitoren Lacios përballë Sampdorias, në një ndeshje ku bardhekaltërve u duhej të fitonin për të mos humbur terren nga kreu. Ndeshja e zhvilluar në "Olimpiko" ka qenë e barabartë, me dy skuadra që kanë luftuar së tepërmi, sidomos në mesfushë, ku janë edhe armët e tyre më të forta. Bardhekaltërit megjithatë kanë mundur të marrin 3 pikë, që i çojnë në kuotë të barabartë pikësh me Napolin. Fitorja e djeshme, e ardhur më shumë përmes dëshirës, sesa diferencës mes dy ekipeve, tregoi se skuadra e Edi Rejës mbetet një nga rivalet kryesore për titull dhe për zonën Champions. Në krahun tjetër, Sampdoria vazhdon të tregojë probleme në transfertë, ku nuk fiton prej shumë javësh.
(d.b/BalkanWeb)