E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink nuk kthehet në Chelsea

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 18:59

Selektori i Turqisë, Guus Hiddink, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në Chelsea. Hiddink spekulohej me rikthim në Stamford Bridge, derisa vazhdojnë thashethemet rreth të ardhmes së menaxherit Carlo Ancelotti.

Pozita e italianit është vënë në dyshim pas serisë së rezultateve negative të Chelseas, që i ka zbritur ata në pozitën e katërt në tabelë.

Por, Hiddink nuk planifikon të kthehet në Londër. “Më duhet ta bëj të qartë: nuk do të kthehem për herë të dytë në Londër”, tha ai. Dy vite më parë, Hiddink udhëhoqi Chelsean drejt triumfit në FA Cup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›