Qetësohet BajerniRiberi vetëm dyjavë jashtë
MYNIH- Frenk Riberi dhe Bajerni i Mynihut kanë marrë frymë, pas analizave të sotme për dëmtimin e pësuar nga francezi. Kështu, mjekët kanë bërë të ditur se Riberi nuk ka probleme me ligamentet, por ka marrë një goditje dhe i duhet të qëndrojë pushim për dy javë, përpara se të rikthehet në dispozicion të trajnerit Luis Van Gal.
Në këtë mënyrë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Interin në Champions League. Mesfushori francez doli nga fusha mes dhimbjeve të forta në ndeshjen e së shtunës kundër Volfsburgut.
Ai ka vetëm pak javë (në mes të nëntorit) që është rikthyer nga dëmtimi i pësuar në kavilje, por këtë herë problemet kanë qenë më të lehta. Ndërkohë, një ditë më parë, për Bajernin u rikthye në fushë edhe Arjen Roben.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)