Milani barazon sërish

Pas barazimit sensacional kundër Udineses në xhiron e kaluar, Milani përsëri nuk ka arritur të rrëmbejë pikë të plota, pasi ka barazuar me rezultat 1-1 kundër Leçes në Stadio Comunale Via del Mare.
Kueqzinjtë kaluan në epërsi në fillim të pjesës së dytë (49’) përmes Zlatan Ibrahimovic, i cili pranoi një top të gjatë nga Alessandro Nesta për të dënuar skuadrën vendase.
Leçe arriti të kthehej në lojë pas një goditjeje nga këndi, ku ish-lojtari i Juventusit, Ruben Olivera, barazoi shifrat (82’).
Ky barazim nuk e zhvendos Milanin nga pozita e parë, pasi kuqezinjtë kanë 41 pikë, katër më shumë se nga vendi i dytë, Napoli.