Vllaznia mbyt bregdetaret
Me shume se nje fitore e kuqebluve ne Durres ndaj Teutes ka qene nje shou i vertete i Vioresin Siniait i cili ka sigluar nje triplete ne minutat e 40-t 79-te dhe 85-te duke gjunjezuar keshtu edhe Edi Martinin shkodranin qe drejton Teuten. Duhet theksuar gjithashtu se Vllaznia humbi edhe shume raste te tjera ne kete ndeshje ashtu sikunder edhe Teuta e cila gjeti perballe saj jo vetem nje mbrojtje te mire por edhe nje Vujadinovic portieri ne forme te shkelqyer. Me kete fitore te bujshme kuqeblute kane mbrojtur vendin e trete ne klasifikim edhe per kete jave. Ky ka qene rezultati i 12-te i suksesshem radhazi i Vllaznise nen drejtimin e Mirel Joses me te cilin kjo skuader nuk njeh humbje si ne kupe dhe ne kampionat hiq ndeshjen e pare debutuese ndaj Flamurtarit ne Shkoder 1-3. Por ndersa Vllaznia siglonte nje fitore te arte ne Durres Flamurtari marshonte me hap kampioni ne Vlore ndaj Shkumbinit. Dy gola te talentit Odise Roshi respektivisht ne minuten e 3-te dhe te 28-te te lojes kane shtruar rrugen e nje suksesi te paster dhe te merituar te kuqezinjve. Trajneri peqinas i Flamurtarit Gugash Magani nje ikone e Shkumbinit eshte treguar i pameshirshem me ish-skuadren e tij duke e mundur jo vetem ne rezultat por edhe me loje. Vlen te permendet se ne kete ndeshje u arrit te zhbllokohej edhe Plaku i cili shenoi golin e pare me Flamurtarin. Ndersa golin e katert per vlonjatet e shenoi i perhershmi Daniel Xhafaj i cili arrin ne kuoten e 12 golave po aq sa edhe Pero Pejic i Tiranes bardheblute luajne sot ndaj Dinamos ne Qemal Stafa. Sa u takon miqve peqinas hiq Shenajn Gerbovic dhe Kuli pjesa tjeter e ekipit ka qene teresisht nen nivelin e kerkuar. Ndersa ne Kavaje Besa ka fundosur edhe me keq Elbasanin e fundit teksa e ka mundur ne 13 minuta loje fale dy golave te Mihanit dhe Nores. Ky i fundit ka qene i demtuar ndaj ne kete takim ka shtrenguar dhembet duke arritur edhe te jete vendimtar ne vulosjen e rezultatit. Nga ana tjeter duhet thene se verdheblute edhe ne kete ndeshje jane paraqitur teper dobet te renduar ne te gjitha aspektet edhe psikologjikisht keshtu qe nuk jane ngritur as ne nivelin mesatar per tia veshtiresuar sadopak punen kundershtarit i cili me kete fitore ngjitet ne kuoten e 18 pikeve duke fundosur keqas Elbasanin ne fund me vetem 9 pike por duke iu larguar disi edhe Bylisit te parafundit me 15 pike.
Superiore/ Java 18-te
Te premten
Laci-Kastrioti 2-0
Buljan 17 Dragicevic 45
Te shtunen
Skenderbeu-Bylis 2-0
Shkembi 2 p Muzaka 19
Te dielen
Flamurtari-Shkumbini 4-2
Roshi 3 28 Plaku 52 D.Xhafa 61/ Shenaj 59 Gerbovic 80
Teuta-Vllaznia 0-3
Sinani 40 79 85
Besa-Elbasani 2-0
Mihani 11 Nora 13
Sot
Dinamo-Tirana 1700
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 18 13 1 4 40
2. Skenderbeu 17 11 1 5 34
3. Vllaznia 18 10 4 4 34
4. Dinamo 17 8 4 5 28
5. Laci 18 8 3 7 27 6. Tirana 16 7 5 4 26
7. Teuta 18 6 4 8 22
8. Shkumbini 18 6 3 9 21
9. Kastrioti 18 5 5 8 20
10. Besa 18 4 6 8 18
11. Bylis 18 4 3 11 15
12. Elbasani 18 3 3 12 9
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.
LEONARD KARAJ