Bogdani nje pike ezenes Pacini cmend Interin
Bogdani ka shenuar nje tjeter gol te rendesishem duke evituar humbjen ne sekondat e fundit dhe duke i dhuruar skuadres se tij nje pike te cmuar ne perballjen me nje rival direkt per mbijeteses sic eshte Lece. Goli i shenuar dje ka qene i gjashti ne kete sezon per qendersulmuesin e Kombetares shqiptare i cili eshte edhe shenuesi me i mire i ezenes per kete sezon. ezena u gjend ne disavantazh qe ne minuten e 12-te te ndeshjes pas golit te shenuar nga Korvia. Deri ne ate moment rastin me te mire e kishte pasur sulmuesi shqiptar ne minuten e gjashte te ndeshjes i cili u gjend i papergatitur pas nje asisti qe mori nga Samarko dhe vetem fare portes nuk arriti ta dergonte topin ne rrjete duke e nxjerre jashte. Ne pjesen e dyte ishte Igor Budan sulmuesi tjeter i ezenes qe humbi nje shans te arte per te barazuar shifrat. Kroati gaboi nje
penallti ne minuten e 82-te dhe u duk se gjithcka mbaroi. Megjithate ne sekondat e fundit te minutes se katert shtese ishte Erjon Bogdani qe pas nje krosimi te gjate nga Parolo fitoi duelin ne ajer me dy kundershtare dhe e dergoi topin ne rrjete. Ne ndeshjet e tjera binte ne sy dygoleshi i Pacinit dhe nje penallti e Etoo qe i dhane fitoren 3-2 Interit perballe Palermos ne ndeshjen e luajtur ne San Siro. Miqte e mbyllen pjesen e pare te takimit ne avantazhin e dy golave te shenuar nga Mikoli ne minuten e 5-te dhe nga Nocerino ne minuten e 36-te. Goli i pare per zikaltrit mberrin ne minuten e 57 kur blerja me e fundit e tyre Pacini shkurton ne 1-2. Ne minuten e 73-te ish-lojtari i Sampdorias gjen serish rrjeten duke baraspeshuar rezultatin. Tri minuta me vone Samuel Etoo me ane te nje 11-metershi kalon skuadren e Leonardos ne avantazh penallti kjo e fituar po nga Pacini. Minutat ne vazhdim nuk sjellin ndryshimin e rezultatit nderkohe qe per tu permendur eshte edhe 11-metershi i humbur per Palermon ne minuten e 63-te nga Pastore. Napoli shkaterroi 4-0 Sampdorian. Tre gola te Kavanit dhe nje rrjete e Hamshik i dhane fitoren napolitaneve qe vazhdojne te ruajne te njejten distance me vendin e pare qe mbahet nga Milani -4 pike.
Ne ndeshjet e tjera Kaljari mundi Bari 2-1 Xhenoa kaloi Parmen 3-1 nderkohe qe me heret Kievo triumfoi 0-3 ne transferte ndaj Breshias.
Serie A/ Rezultatet
Te shtunen
Lazio-Fiorentina 2-0
Kozak 68 p 71
Katania-AC Milan 0-2
Robinjo 58 Ibrahimovic 85
Dje
Breshia-Kievo 0-3
Pelisier 45 90 Mandeli 47
Kaljari-Bari 2-1
Matri 8 12/ uka 14
Xhenoa-Parma 3-1
Palacio 16 p Paleta 44 autg Kaladze 45/ Krespo 32
Inter-Palermo 3-2
Pacini 57 73 Eto 76 p/ Mikoli 5 Nocerino 36
Lece-ezena 1-1
Korvia 12/ Bogdani 90
Napoli-Sampdoria 4-0
Kavani 16 45 p 57 Hamsik 45
Bolonja-Roma e shtyre
Juventus - Udineze 1-2
Markizio 60/ Zapata 67 Sancez 85
LEONARD KARAJ